LAJMI I FUNDIT:

Një muaj paraburgim dy të arrestuarve për fajde në Deçan – gjykata tregon se si i dëmtuan dhe kanosën viktimat

Një muaj paraburgim dy të arrestuarve për fajde në Deçan – gjykata tregon se si i dëmtuan dhe kanosën viktimat

Gjykata Themelore në Pejë–Dega në Deçan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurve H.T. dhe A.V. ndërsa, të pandehurit A.Ç. i caktohet masa e ndalimit për t’iu afruar të dëmtuarit.

Sipas gjykatës ky vendim është marrë pasi që  i pandehuri H.T, në janar të vitit 2020 e në vazhdimësi gjer në muajin maj 2020, kontrakton një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të dëmtuarit si pasojë e pandemisë dhe disa borxheve që i kishte, në atë mënyrë që i pandehuri i jep të dëmtuarit një shumë të hollave në emër të fajdesë të cilën i dëmtuari ia kthen në muajin prill 2020, mirëpo të dëmtuarit i rëndohet edhe më shumë gjendja financiare dhe i pandehuri në muajin maj 2020 i jep përsëri para me fajde duke realizuar kështu dobi pasurore.


“Pastaj, i pandehuri, në fillim të muajit maj 2021, me fjalë, seriozisht e kanos të dëmtuarin se duhet të vazhdojë të paguaj fajdenë ose do ta privojë nga jeta, për çka te i dëmtuari shkakton frikë dhe panik.

Me këto veprime i pandehuri H.T. kishte për të kryer veprën penale  fajdeja  nga neni 331 par.2 lidhur me par.1 të KPRK-së dhe veprën penale kanosja nga neni 181 par.2 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Gjykatës, përcjell Telegrafi.

Policia godet fajdexhinjtë: Tetë të arrestuar në Pejë, Gjakovë dhe Prizren - u konfiskohen mbi 100 mijë euro dhe tri vetura (Pamje nga operacioni)
Lexo po ashtu Policia godet fajdexhinjtë: Tetë të arrestuar në Pejë, Gjakovë dhe Prizren - u konfiskohen mbi 100 mijë euro dhe tri vetura (Pamje nga operacioni)

Ndërsa, i pandehuri A.V., në muajin tetor 2020, kontrakton një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të dëmtuarit, në atë mënyrë që të dëmtuarit për shkak të pandemisë dhe disa borxheve i rëndohet gjendja financiare ashtu që i pandehuri i jep pare me fajde, të cilën i dëmtuari e paguan çdo muaj.

“Me këto veprime i pandehuri A.V kishte për të kryer veprën penale  fajdeja  nga neni 331 par.2 lidhur me par.1 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

“I pandehuri A.Ç., në janar të vitit 2020 e në vazhdimësi gjer me datë 15.09.2021, me dashje ndihmon personin tjetër në kryerjen e veprës penale të fajdesë në atë mënyrë që, të dëmtuarit në vitin 2019 për shkak të pandemisë dhe disa borxheve i rëndohet gjendja financiare ashtu që i pandehuri A.Ç. ndërmjetëson te i pandehuri H.T, që t’i jep të dëmtuarit një shumë të hollave në emër të fajdesë.

Me këto veprime i pandehuri A.Ç. kishte për të kryer veprën penale  Ndihma në kryerjen e veprës penale fajdeja  nga neni 331 par.2 lidhur me par.1 lidhur me nenin 33 të KPRK-së”.

“Të pandehurve H.T. dhe A.V. iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji pasi që gjykata vlerësoi se ekziston dyshimi se të njëjtit i kanë kryer veprat penale për ta cilat dyshohen. Gjithashtu, gjykata duke pas parasysh peshën e veprës penale dh karakteristikat personale të pandehurve, ka vlerësuar se ekziston rreziku se me gjetjen e mundshme të pandehurit në liri mund të kryej vepër të re penale, të përsërisin veprën penale apo të arratisen e me këtë të pengojnë rrjedhën normale të procedurës penale.

“Të pandehurit A.Ç .gjykata ia caktoi masën e ndalimit për t’iu afruar të dëmtuarit meqenëse ekziston dyshimi se i njëjti e ka kryer veprën penale që i vihet në barrë dhe se ekzistojnë rrethanat se i pandehuri mund të ndikojë te i dëmtuari në rast të kontaktit me të. Andaj,  i pandehuri e ka obligim që në distance prej 200 metra të mos i afrohet shtëpisë së të dëmtuarit dhe në distance prej 50 metra të mos i afrohet vetë të dëmtuarit”, thuhet në njoftim.

“Gjykata sipas detyrës zyrtare  vlerësoi edhe masat tjera alternative për sigurinë e pranisë së të pandehurve në procedurë mirëpo, gjeti se në ketë fazë të procedurës asnjë masë tjetër alternative nuk do të ishte e adekuate”.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori