Partia Socialdemokrate ka paralajmëruar se ditëve në vijim do ta padis ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.
Përmes një postimi në Facebook, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se Vitia ka bërë shkelje dhe është treguar i papërgjegjshëm.
“Arben Vitia ka kryer shkelje të rëndë. Papërgjegjësia e tij ka prodhuar pasoja të rënda dhe të pariparueshme. Bëhet fjalë për qindra jetë të humbura të qytetarëve të Kosovës”, shkruan Molliqaj.
Tutje ai ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj Vitisë.
“Arben Vitia duhet të përgjigjet para prokurorisë. Veprimi i datës 12 gusht ka rezultuar me pasoja fatale për njerëzit. Ai ka vepruar në mënyrë tërësisht të papërgjegjshme dhe ka shpërdorur detyrën zyrtare. Kjo nuk do të kalojë lehtë. Një kallëzim penal e pret ditëve në vijim”, shkruan Molliqaj.
Postimi i plotë:
Kallëzim Penal ndaj Ministrit Arben Vitia
Arben Vitia ka kryer shkelje të rëndë. Papërgjegjësia e tij ka prodhuar pasoja të rënda dhe të pariparueshme. Bëhet fjalë për qindra jetë të humbura të qytetarëve të Kosovës.
Në grafikonin e mëposhtëm e gjeni dinamikën e rritjes së infektimeve nga data 1 gusht deri tek data 12 gusht. Po flasim për kohën kur tashmë dihej se varianti Delta ishte dominues tek ne. Rastet rriteshin në mënyrë eksponenciale, hospitalizimet rriteshin gjithashtu. Nga 100 raste sa i kishim më 1 gusht, mbërrijmë në 1006 më 12 gusht. Kemi dhjetëfishim të infeksioneve ditore. Çfarë bëri ministri përballë këtyre parametrave?! Zgjati orarin e klubeve të natës nga 01:00 në 03:00, dhe gastronomisë nga 23:00 në 24:00, pa bërë asnjë kufizim tjetër.
Shikojeni ju lutem Ligjin për Pandeminë tek pjesa ku flitet për mënyrën e vendimmarrjes. Është e qartë shkelja. Sipas nenit 12 në pikën 4, vendimet e ministrit kur merr masa për pandeminë duhet të jetë në PËRPUTHJE me rekomandimet e IKShP-së dhe të OBSh-së. Vetë ministri Vitia përballë gazetares Jeta Xharra na tregoi mbrëmë se nuk ka qenë kështu. Ai tha se IKShP më datën 12 gusht kishte kërkuar prej tij vendosje të masave kufizuese. Vendimi i Ministrisë është në shpërputhje flagrante me rekomandimet e Institutit, por mbi të gjitha, ishte në shpërputhje me situatën kritike epidemiologjike.
IKShP po rekomandonte masa për të mbrojtur jetën njerëzore nga pandemia, por Vitia kishte detyrim t’i përgjigjet idilikës së shefit të tij. Mrekullia ekonomike që po ndodh këtu s’është parë në këto kohë as në këto anë. Ky është konkluzioni përfundimtar i dhënë në krye të heres. Andaj hapje totale. Shifrat duheshin prodhuar me çdo kusht. Rruga, mënyra apo kostoja s’kishin rëndësi.
Arben Vitia duhet të përgjigjet para prokurorisë. Veprimi i datës 12 gusht ka rezultuar me pasoja fatale për njerëzit. Ai ka vepruar në mënyrë tërësisht të papërgjegjshme dhe ka shpërdorur detyrën zyrtare. Kjo nuk do të kalojë lehtë. Një kallëzim penal e pret ditëve në vijim. Për fillim… /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFaton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje