I ngarkuari i Bashkimi Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, do të vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme takimet me krerë të institucioneve dhe me përfaqësues të bizneseve.
Takimin e parë Lajçak do ta zhvillojë me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, që pritet të fillojë në ora 08:45.
Po ashtu diplomati i BE-së në ora 16:00, do të takohet edhe me drejtues të Odës Ekonomike të Kosovës.
Gjatë ditës së djeshme Lajçak u takua me kryeministrin Albin Kurti dhe më zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.
Kurti vetëm përmes një komunikate për media ka njoftuar për takimin.
Mbarëvajtja e procesit të dialogut në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe hapat e ardhshëm në këtë proces ishin në qendër të takimit.
Kryeministri Kurti riktheksoi se në dialog Kosova është palë e barabartë, dhe jo temë, duhet të pranohet realiteti dhe të jemi në shërbim të qytetarëve të të dy vendeve, nëpërmjet një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe të zbatueshme, që në qendër ka njohjen reciproke.
U bisedua edhe për marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Kryeministri Kurti theksoi përkushtimin e Kosovës për agjendën e BE-së, dhe perspektivën evropiane të rajonit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251