LAJMI I FUNDIT:

Interi dhe mallkimi i tyre në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve

Interi dhe mallkimi i tyre në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve

Interi dhe Real Madridi takohen përsëri në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve këtë vit dhe për italianët është një kujtesë e padëshiruar në sezonin e kaluar, ashtu si dy edicionet e mëparshme, ata nuk arritën të kualifikoheshin në 16-shën e fundit të garës.

Trajneri i Interit , Simone Inzaghi nuk ishte në krye sezonin e kaluar kur Nerazurrët përfunduan në fund të grupit, pas Shakhtar Donetsk, Borussia Monchengladbach dhe kundërshtarëve të së mërkurës, Real Madridit.


Sidoqoftë, strategu i ri do të jetë i vetëdijshëm se tifozët dhe klubi do të presin që ai të dëbojë mallkimin e fazës së grupeve dhe të kompensojë zhgënjimet e sezoneve të fundit.

Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim: Inter – Real Madrid
Lexo po ashtu Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim: Inter – Real Madrid

Los Blancos e mposhtën Interin në shtëpi dhe jashtë vitin e kaluar, kështu që ekipi i Inzaghit e ka për detyrë që tifozët e tyre të mos të kenë ndjesinë e një ‘deja vu’ në Stadio Giuseppe Meazza.

Në 2018/19 dhe 2019/20, të paktën Interi arriti të përfundojë i treti dhe për këtë arsye ra në Ligën e Evropës, por qëllimi i tyre është gjithmonë të qëndrojnë në Ligën e Kampionëve, ku ata mendojnë se i përkasin, edhe pse nuk kanë qenë aq larg të 16-ta e fundit që nga sezoni 2011/12, kur u eliminuan nga Marseille.

Analizë për 32 skuadrat pjesëmarrëse në Ligën e Kampionë – formacioni i mundshëm, trajner dhe ylli i ekipit
Lexo po ashtu Analizë për 32 skuadrat pjesëmarrëse në Ligën e Kampionë – formacioni i mundshëm, trajner dhe ylli i ekipit

Fituesit e vitit 2010 nuk kanë pasur aventurën më të mirë në Ligën e Kampionëve kohët e fundit dhe kanë vetëm tre fitore në 16 ndeshjet e tyre të fundi, së bashku me gjashtë barazime dhe shtatë humbje.

As Nerazzurët nuk do të jenë të kënaqur të grupohet me një ekip tjetër spanjoll. Në 10 ndeshjet e tyre të fundit kundër kundërshtarit të La Liga, ata kanë arritur vetëm një fitore.

Fitimi i Scudettos pas 11 vitesh i ka dhënë Interit një ndjesi të mirë dhe arsye për optimizëm, pavarësisht fatit të tyre të mallkuar në fazën e grupeve dhe kundër ekipeve spanjolle, dhe të mërkurën (sot) ata do të kenë mundësinë për t’i rregulluar gjërat. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori