Zyrtari i LDK-së dhe ish-ambasadori i Kosovës në Londër, Muhamet Hamiti ka folur për vizitën e sotme të Kancelares gjermane Angela Merkel në Tiranë dhe takimin që ka pasur me Kurtin.
Hamiti thotë se marrëdhëniet e mira të Kosovës me Gjermaninë janë ndërtuar tash e 30 vite dhe sipas tij këto duhet të ruhen edhe nga drejtuesit aktual të Kosovës.
“Takimi [Kurti-Merkel] ishte i rëndësishëm por substanca e takimit është edhe më e rëndësishme. Prej deklaratave që unë dëgjova nuk mund të dimë se cila ishte substanca e vërtet e takimit. Substancën e vërtetë do ta shohim pak më vonë nga rezultatet”, tha ai në RTV Dukagjini, përcjell Telegrafi.
Zyrtari i LDK-së ka kritikuar edhe fjalimin e Kurtit pas takimit me Merkel.
“Nuk ka nevojë që ne në raport me jashtë të flasim deklarata që janë për konsum të brendshëm politik”.
Duke folur për raportet jo të mira mes Kurtit dhe Ramës, Hamiti thotë se faji është i të dyve.
Ai thotë se Kurti e ka pasur gojën plotë bashkim me Shqipërinë, derisa sipas tij “Kurti e kuptoi vetëm pasi u bë kryeministër se Kosova ka një Kushtetutë që nuk e lejon këtë gjë”.
“Kurti është i njëjti që ka drejtuar LVV-në, një platformë që ka marrë shumë vota për bashkimin e Shqipërinë. Çfarë ndodhi më pas. Pak ditë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit “zbuluan” se Kushtetuta e Kosovës po ndaloka bashkimin me Shqipërinë. Kushtetuta ka qenë aty”.
Hamiti ka kritikuar qeverinë edhe për mungesën e emërimit të ambasadorëve të ri në shumë vende të botës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Koci: Hetuesi policor është rikthyer në detyrë, nuk ka marr pjesë një asnjë tubim elektoral
U qëllua me armë nga i dashuri i gruas, detaje nga plagosja: Në kërkim 26-vjeçari
Ilire Dauti: Nuk do të pranoj që një pjesë e popullsisë të mos trajtohet në mënyrë të barabartë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025