LAJMI I FUNDIT:

Ish-punëtorët e ‘Rilindjes’ kërkojnë pagesën e 20 përqindëshit, paralajmërojnë padi në Arbitrazh

Ish-punëtorët e ‘Rilindjes’ kërkojnë pagesën e 20 përqindëshit, paralajmërojnë padi në Arbitrazh

Drejtues të gazetës “Rilindja” kanë akuzuar Qeverinë Kurti për mos pagesën e 20 përqindëshit për punëtorët, derisa paralajmëruan padi deri në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.

Drejtori i Rilindjës, Zeqir Bekolli tha se në këto rrethana të pandemisë COVID-19 kanë anuluar protestën, por sot në këtë mënyrë, shprehen siç tha ai mllefin ndaj qeverisë për padrejtësitë që po i bëhen kësaj ndërmarrje.


Bekolli theksoi se Qeveria Kurti në stilin e qeverive të kaluara vazhdon t’i injoroj kërkesat e tyre për stazhin e punës dhe 20 përqindëshin.

“Qeveria Kurti, në stilin e qeverive të kaluara vazhdon t’i injorojë kërkesat e punonjësve për 20 përqind dhe për njohjen e stazhit për punën e bërë në gazetë. Madje kjo qeveri shkon edhe më larg, ngase nuk i përgjigjet as kërkesave të sindikatave të punëtorëve për takime zyrtarë të lartë të nivelit qendror. Prej që ka marrë mandatin e tyre, kjo qeveri problemet tona ka nisur t’i shikojë nga dritaret kolor të qeverisë, siç bën edhe ata që shkuan”, theksoi Bekolli.

Ai duke thënë se pasuria e Rilindjes u uzurpua, u plaçkit, u vodh dhe askush deri më sot nuk dha përgjegjësi për këtë, ngriti dyshimet se do të vidhen mjetet e 20 përqindëshit nga Qeveria Kurti. Derisa tha se janë të detyruar ta padisin Qeverinë edhe në Arbitrazh.

“Ata që shkuan, pos gënjeshtrës, po dyshojmë se na i vodhën edhe mjetet e 20 përqindëshit sikur edhe pajimet dhe pajisjet të cilat i shiten me çmime të lira. E punonjësit e Rilindjes me të drejt po dyshojnë se mos do të na i vjedhin edhe këta mjetet e 20 përqindëshit. Ne do të detyrohemi ta padisim Qeverinë, nëse është nevoja edhe në Arbitrazh Ndërkombëtar. Kjo nuk na pëlqen, por jemi të detyruar”, theksoi ai.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të gazetës Rilindja, Besim Kajtazi tha se në vazhdimësi janë të diskriminuar nga Qeveria për kërkesat e tyre.

“Ky është një diskriminim i paparë që është bërë ndaj gazetës dhe ndaj punëtorëve që kanë punuar në gazetë. Vështirësitë që i kanë përjetuar gazetarët, punonjësit e gazetës në atë periudhë më të vështirë që ka pasur Kosova, gjendja e tyre e rëndë ka vazhduar edhe pas luftës”, tha Kajtazi.

Rreth 218 punëtorë presin realizimin e këtyre kërkesave. Sindikalistët paralajmërojnë grevë dhe protesta, në momentin kur të bie numri i të vdekurve të infektuarave nga COVID-19. /KP/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori