LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohet se Gareth Bale do të mungojë për një kohë të gjatë te Real Madridi

Konfirmohet se Gareth Bale do të mungojë për një kohë të gjatë te Real Madridi

Testet e kryera në mëngjesin e së hënës kanë konfirmuar se Gareth Bale ka pësuar një lëndim afatgjatë në këmbën e djathtë.

Uellsiani pësoi lëndimin në seancën e fundit stërvitore të Real Madridi në Estadio Santiago Bernabeu të shtunën, 11 Shtator, para ndeshjes së tyre kundër Celta Vigos.


Më pas qarkulluan imazhe të Bale që çalonte me një fashë të mbështjellë rreth kofshës së tij të djathtë pas stërvitjes.

Real Madridi publikon listën prej 23 lojtarësh në takimin përballë Interit në Ligën e Kampionëve
Lexo po ashtu Real Madridi publikon listën prej 23 lojtarësh në takimin përballë Interit në Ligën e Kampionëve

Për Real Madridin, ky lëndim vije në kohën më të keqe, duke ditur për orarin e ngjeshur të ndeshjeve që kanë në javët e ardhshme.

Skuadra madrilene ka gjashtë ndeshje në tre javët e ardhshme, duke përfshirë katër ndeshje në La Liga dhe dy ndeshje në Ligën e Kampionëve.

Ndërsa Bale po shkon drejt përfundimit të karrierës, ai ka vuajtur gjithnjë e më shumë nga lëndimet, duke vuajtur nga tre të tilla në edicionin e kaluar.

Ai ishte jashtë për një total prej 40 ditësh me një problem në gju, pastaj 10 ditë për shkak të infektimit me coronavirus dhe 18 ditë të tjera për shkak të një lëndimi tjetër të muskujve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e

Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e "Santiago Bernabeut" të ri

La Liga
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori