LAJMI I FUNDIT:

Në këto vende nuk mund të hyni pa test PCR, serologjik apo dëshmi vaksinimi

Në këto vende nuk mund të hyni pa test PCR, serologjik apo dëshmi vaksinimi

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media më 12 shtator tha se në masat, që hyjnë në fuqi më 13 shtator dhe do të jenë në fuqi deri më 26 shtator, përfshijnë edhe ofrimin e dëshmisë së vaksinimit apo testit PCR, antigen dhe serologjik për COVID-19, që qytetarët të mund të marrin pjesë në ngjarje të ndryshme.

Vitia tha se kjo dëshmi do t’iu kërkohet punonjësve të sektorit publik, studentëve që duan të regjistrohen në konvikte, studentëve që duan të hyjnë në objektet arsimore në institucionet private dhe publike të nivelit universitar të arsimit.

Masat e reja antiCOVID-19: Shtyhet procesi mësimor, mbyllen edhe çerdhet (Dokument)
Lexo po ashtu Masat e reja antiCOVID-19: Shtyhet procesi mësimor, mbyllen edhe çerdhet (Dokument)

Ndërkaq, pas 26 shtatorit, Vitia paralajmëroi se dëshmia e vaksinimit apo testeve do të kërkohet edhe për stafin dhe klientët e qendrave tregtare.


“Ditëve të fundit kemi qenë dëshmitarë të përmirësimit të lehtë të situatës epidemiologjike”, tha Vitia, por shtoi se përkundër kësaj, situata vazhdon të jetë e ndjeshme.

Vitia po ashtu bëri të ditur se biblotekat do të lejohen që të punojnë me 30 për qind të kapaciteteve dhe se të gjithë personat që duan të shkojnë në to, duhet të paraqesin dëshminë për vaksinim apo të prezantojnë rezultatet e testeve për COVID-19.

Në fuqi do të vazhdojë të mbetet kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 deri në ora 05:00.

Vendosja e kufizimeve të reja kundër COVID-19, këto janë vendimet për gastronominë
Lexo po ashtu Vendosja e kufizimeve të reja kundër COVID-19, këto janë vendimet për gastronominë

Sipas vendimit, dëshmi për vaksinimin e plotë ose për marrjen e një doze, testi negativ PCR jo më i vjetër se 72 orë, testi antigen jo më të vjetër se 48 orë apo testi i antitrupave jo më i vjetër se 30 ditë do të kërkohen për:

Për çdo person që hyn në territorin e Kosovës;

Punëtorët e institucioneve publike;

Studentët që duan të regjistrohen në konvikte;

Studentët e institucioneve publike dhe private që duan të hyjnë në objektin e institucionit ku studiojnë;

Stafi i institucioneve publike dhe private në të gjitha nivelet e arsimit;

Punonjësit e kinemave, teatrove dhe qendrave të tjera të kulturës;

Shfrytëzuesit e bibliotekave dhe muzeve;

Shfrytëzuesit e fitueseve dhe palestrave;

Klientët dhe stafi i banjave termale;

Shikuesit e garave sportive që organizohen në hapësira të jashtme;

Kjo masë pas 27 shtatorit do të vlejë edhe për stafin e qendrave tregtare dhe i qendrave të thirrjeve (call center).

Që prej gushtit, Kosova ka regjistruar numra të lartë të infektimeve ditore, por edhe të viktimave. Vetëm gjatë dhjetë ditëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 237 viktima./Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori