LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo vazhdon me gola, e shënon edhe të dytin në debutim ndaj Newcastle

Ronaldo vazhdon me gola, e shënon edhe të dytin në debutim ndaj Newcastle

Cristiano Ronaldo ka gjetur edhe golin e dytë në debutimin e tij ndaj Newcastle United pas rikthimit te Manchester Unitedi.

Ronaldo erdhi në ditët e fundit të afatit kalimtar te Unitedi, pas një transferimi prej 15 milionë eurosh nga Juventusi.

Megjithatë, rikthimi i tij në fushën e lojës dhe debutimi për herë të dytë të Unitedi erdhi vetëm sot (e shtunë) në ndeshje ndaj Newcastle.


Ky debutim erdhi si është më së miri për portugezin, i cili shënoi golin e parë nga afërsia në minutat shtesë të pjesës së parë.

Por, Ronaldo nuk u ndal me kaq pasi gjeti edhe golin e dytë personal ndaj Laraskave.

Ronaldo shënoi një gol të bukur në minutën e 62-të për të rikthyer epërsinë e Unitedit në 2-1.

Goli i portugezit erdhi pas një asistimi të mirë të Luke Shaw. /Telegrafi/