Mali i Zi kohët e fundit ka qenë në një trazirë të madhe politike dhe etnike, pothuajse në prag të luftës civile, midis dy rrymave të papajtueshme: një që aktualisht është në pushtet dhe që praktikisht po punon për të mohuar shtetësinë dhe kombin malazez, duke dashur ta bëjë atë një “Serbi në deti ” dhe të tjerët që me çdo kusht duan të ruajnë mbijetesën e shtetësisë malazeze dhe një identitet të veçantë kombëtar, kulturor dhe kishtar.
Presidenti malazez, Milo Gjukanoviq ka dhënë një intervistë për mediumin kroat, jutarnji.list teksa ka folur edhe rreth marrëdhënieve mes Kosovës, Malit të Zi dhe Serbisë.
Ai ndër të tjerash është përgjigjur në pyetjen nëse Vuçiq është nën presion për të njohur pavarësinë e Kosovës dhe nëse Mali i Zi mund të jetë “kompensim” i Serbisë për Kosovën?
“Nuk do të thoja që është nën presion. Nga kush? Ky rrëfim po rikthehet në mediat e Beogradit në mënyrë që të fitojë pikë politike në fushën e brendshme. Në këtë mënyrë Vuçiq kërkon të tregojë sesa fuqishëm i reziston qendrave të forta ndërkombëtare. Është një histori e ekzagjeruar. Ata dyshojë se po luftojnë për ta kthyer Kosovën. Dhe nuk do të kishte ndëshkim më të madh për Serbinë sesa dikush që t’ua kthejë atë. Ata do ta donin Kosovën pa shqiptarët, siç do ta donin Malin e Zi pa malazezët”, tha presidenti malazez.
“Është e qartë se për Beogradin, Mali i Zi do të ishte kompensimi i vetëm real për Kosovën. Vuçiq shpesh kritikon ish-qeverinë në Serbi për ‘lëshimin e Malit të Zi’ në vitin 2006”, tha ai ndër të tjerash.
Ndryshe, javën e kaluar në Cetinje, Mali i Zi ishte në prag të konfliktit. Tensionet u ngritën kur, përkundër protestave të mëdha dhe pakënaqësisë së një pjese të mirë të publikut malazez, kreu i Kishës Ortodokse Serbe dhe qeveria malazeze vendosën të hipnin në fron Mitropolitin e ri të Malit të Zi dhe atë bregdetar, Joanikia, në të cilin kriza mund të përhapet mbi kufijtë malazezë në të gjithë rajonin, duke arritur kulmin e saj.
Kisha Ortodokse Serbe haptazi merr pjesë në destabilizimin e Malit të Zi më shumë si një organizatë ideologjike-politike sesa një kishë-fetare dhe tregon me gisht regjimin aktual të Aleksandar Vuçiqit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë
Kristof Le Rigoler: Maqedonia e Veriut është anëtare e besueshme e NATO-s
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj