LAJMI I FUNDIT:

Werner humbi një rast të pabesueshëm në ndeshje ndaj Islandës

Werner humbi një rast të pabesueshëm në ndeshje ndaj Islandës

Timo Werner arriti të gjente rrjetën në ndeshjen kualifikuese të Gjermanisë për Kupën e Botës kundër Islandës të mërkurën mbrëma, por një rast ideal i humbur i sulmuesit përfundoi si virale në rrjetet sociale.

Skuadra e Hansi Flick, e cila ka fituar pesë nga gjashtë ndeshjet e fazës së grupeve, e zgjeroi hendekun në krye të Grupit J falë golave ​​të Serge Gnabry, Antonio Rudiger, Leroy Sane dhe një gol të minutës së 88-të nga Werner.


Kjo ishte një shfaqje dominuese nga gjermanët në Rejkjavik. Në fakt, ata me të vërtetë duhet të kishin shënuar më shumë, por pati edhe shumë raste të humbura.

Në veçanti ishte sulmuesi i Chelseat, Werner, i cili duket se humbi rastin më ideal të mbrëmjes.

Werner në pjesën e dytë humbi një rast të pabesueshëm nga afërsia duke shpërdoruar një asistim milimetrik nga Lukas Klostermann.

Rasti i humbur nga sulmuesi gjerman ka përfunduar duke u bërë viral në rrjetet sociale, pasi nuk është i pari që Werner e humb në këtë mënyrë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve

"Orari është totalisht i çmendur, kjo që na bëjnë është krim" - Klopp shpërthen ndaj transmetuesve televiziv

Premier League
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Kalo në kategori