Ndërsa plakemi, ne e dimë se të hash më shumë fruta, perime dhe drithëra mund të na ndihmojë të jetojmë më gjatë.
Por çfarë ndodh me ushqimet që përshpejtojnë plakjen? Me sa duket, ekziston një lloj specifik që po bën kërdi në trupin tonë – ushqim ultra i përpunuar. Me siguri tashmë jeni të vetëdijshëm se të hani një picë çdo natë nuk është gjëja më e mirë për ju, por ajo që tregon hulumtimi i ri është mjaft alarmante për sa i përket asaj që ushqimet e përpunuara po i bëjnë në të vërtetë trupit tonë.
Hulumtuesit nga Universiteti i Navarra në Pamplona, Spanjë, kanë zbuluar se ngrënia e ushqimit ultra të përpunuar (UPF) lidhet ndjeshëm me plakjen qelizore. Sipas Harvard Health, “UPF janë produkte ushqimore të prodhuara që përfshijnë blloqet ndërtuese të ushqimeve që gjenden natyrshëm”.
Ato gjithashtu mund të përmbajnë aditivë si ngjyra dhe shije artificiale ose stabilizues. “Kjo përfshinë ushqimet e ngrira, bukë të paketuara, pije freskuese, proshutë dhe sallam, biskota të paketuara, ëmbëlsira, ushqime të kripura dhe madje edhe “ushqime të shëndetshme” si drithëra dhe pluhura proteina.
Studimi i ri, i botuar në American Journal of Clinical Nutrition, kishte për qëllim të zbulonte nëse ngrënia e UPF ndikonte në plakjen në nivel qelizor. Studiuesit përdorën të dhëna nga projekti SUN – një studim tjetër i cili filloi rekrutimin në vitin 2000. Pjesëmarrësve në projektin SUN u kërkohet të plotësojnë pyetësorë çdo dy vjet. Në vitin 2008, pjesëmarrësit e SUN mbi 55 vjeç morën pjesë në një studim gjenetik që u përdor për kërkimin e ri. 886 prej tyre, me një moshë mesatare prej 68 vjeç, siguruan mostra të pështymës për analizën e ADN-së dhe vetë-raportuan konsumin e tyre të përditshëm të ushqimit.
Ekipi analizoi plakjen qelizore duke matur gjatësinë e telomereve, strukturat e vendosura në skajet e kromozomeve tona. Telomeret në fakt nuk përmbajnë asnjë informacion gjenetik, por ruajnë integritetin e kromozomeve tona duke i mbajtur skajet të mos prishen. Ndërsa plakemi, telomeret bëhen më të shkurtër dhe më pak efektivë, dhe shkencëtarët i konsiderojnë ata si shënues të moshës biologjike .
Studiuesit i ndanë pjesëmarrësit në katër grupe sipas sasisë së UPF që ata hëngrën çdo ditë:
-
i ulët: nën 2 racione
-
mesatarisht i ulët: 2 deri në 2.5 racione
-
mesatarisht i lartë: 2.5 deri në 3 racione
-
e lartë: më shumë se 3 racione
Krahasuar me ata të grupit “të ulët”, ata në grupin e mesëm të ulët kishin 29 për qind më shumë gjasa të kishin telomere më të shkurtër, ndërsa grupi mesatar i lartë kishte 40 për qind më shumë gjasa. Ajo që ishte edhe më befasuese ishte se ata në grupin e lartë kishin 82 për qind më shumë gjasa të kishin telomere të shkurtuara! Me fjalë të tjera, sa më shumë UPF të hante dikush, aq më shpejt qelizat e tij plakeshin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A