Shirin Neshat ka marrë çmimin Photo London Master of Photography, fal portreteve bardhezi të njerëzve të juglindjes së Amerikës, transmeton Telegrafi.
Gjatë tre dekadave të fundit, e angazhuar në artin e fotografisë, video dhe kinemasë, Neshat ia ka dedikuar punën të kuptuarit të forcave fetare dhe politike të pushtetit që ka formësuar kulturën iraniane (dhe të tjerat myslimane). Arti i saj përqendrohet në kontrastet midis Islamit dhe Perëndimit, feminitetit dhe maskulinitetit, jetës publike dhe jetës private, antikitetit dhe modernitetit, si dhe ndërlidhjes së hapësirave midis këtyre temve.
Në Londër ajo po e prezanton për herë të parë e të plotë projektin “Toka e ëndrrave”, me 111 fotografitë të banorëve të Nju-Meksikos, si dhe me dy video. Kjo tërësi veprash paraqet një ndryshim të rëndësishëm vizual dhe konceptual të artistes e cila e ka kthyer objektivin e saj te peizazhi dhe te njerëzit e Perëndimit amerikan.
“Toka e ëndrrave” u porosit për një studim të Muzeut “The Broad” në Los Anxhelos, më 2019, para se të shfaqej në Galerinë “Goodman” të Londrës, ekspozitë që u ndërpre për shkak të pandemisë së koronavirusit. Kjo ekspozitë sot (e hapur deri më 12 shtator 2021), i jep mundësi audiencës londineze të përjetojë shfaqjen e plotë të 111 fotografive dhe filmave që përbëjnë këtë projekt ambicioz.
I nisur më 2019 në Nju-Meksiko, “Toka e ëndrrave” është projekt multidisiplinar, kreativ dhe dokumentar, që ngërthen laramaninë e popullatës në këtë shtet amerikan. Filmi i parë si një video-instalim në dy drejtime, e ndjek një studente të re iranian të artit të quajtur Simin, që udhëton nëpër zonat periferike dhe rurale të Nju-Meksikos, duke fotografuar banorët vendas në shtëpitë e tyre. Si pjesë e detyrës së saj, Simin pyet subjektet për ëndrrat e tyre të fundit. Teksa njerëzit me të cilët ajo takohet tregojnë ëndrrat që kanë, shikuesi transportohet në këto tregime të imagjinuara, së bashku me Siminen, e cili endet brenda nëndijes së secilit pjesëmarrës. Neshat e mbush filmin me pamje kinematografike të peizazhit të Nju-Meksikos, krahas rrugëve dhe lagjeve të përditshme ku Simin udhëton.
Filmi i dytë paraqet një kthesë të keqe në detyrën në dukje të padëmshme të protagonistes: Simin shfaqet si spiune iraniane e ngarkuar me arkivimin e ëndrrave të portreteve që kap, të cilat analizohen në një bunker të vendosur brenda maleve të Nju-Mekikos. Ndryshe nga dhjetëra shkencëtarë të ëndrrave që punojnë në heshtje dhe ndjekin me zell urdhrat në NJË objekt, Simin është hutuar me një prej subjekteve të saj, duke e çuar në një rrugë për të tentuar për të gjetur ndërlidhjen me subkoshiencën. Me aftësinë e saj për të aluduar në absurditetet dhe ngjashmëritë midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, Neshat eksploron kompleksitetet midis natyrës së përkohshme të ëndrrave dhe ndikimit të rrezikshëm të ideologjive dhe politikave shtypëse, për të zbuluar një njerëzim të përbashkët.
Krahas filmit, shfaqja ka 111 fotografive të banorëve të Nju-Meksikos që Neshat i fotografoi gjatë xhirimeve të filmit. Ngjashëm me Siminen, Neshat i pyeti subjektet e saj për ëndrrat, të cilat ajo i shënoi në gjuhën Farsi në shumë prej portreteve, së bashku me emrat dhe datat e vendet e lindjes. Praktika e artistes për të aplikuar kaligrafi në portrete, përsëritet gjatë gjithë krijimtarisë së saj, dhe në shumë prej këtyre fotografive të reja përfshihen gjithashtu vizatime teknikisht të ndërlikuara, ornamente që përshkruajnë elemente fantastike të ëndrrave.
Artistja thotë: “Udhëtuam në gjithë vendin për të kërkuar një peizazh që në të njëjtën kohë dukej si Irani dhe si Jugperëndimi i Amerikës. U vendosëm në Nju-Meksiko, jo vetëm për natyrën spektakolare, por edhe për popullatën e larmishme, me amerikanë vendas, afrikano-amerikanë, hispanikë dhe anglosaksonë”.
Duke i bërë këto vepra komplekse dhe të ndërthurura, Neshat krijoi një lidhje të thellë ndërpersonale me secilin person që takoi, duke rezultuar në një portretizim të fuqishëm dhe gjithëpërfshirës të Amerikës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje