LAJMI I FUNDIT:

Darren Bent: Lukaku do të shënojë më shumë gola se Ronaldo këtë sezon

Darren Bent: Lukaku do të shënojë më shumë gola se Ronaldo këtë sezon

Ish-futbollisti i njohur, tani eksperti i talkSPORT, Darren Bent ka thënë se ai beson se lojtari i Chelseat, Romelu Lukaku do të shënojë më shumë gola sesa blerja e re e Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo, këtë sezon.

Bent, një ish-lojtar i kombëtares së Anglisë, i cili luajti për Tottenham dhe Aston Villa, u tha dëgjuesve të mediumit se ai mendon se thellësia e Manchester United në sulm do të thotë se golat do të shpërndahen në Old Trafford këtë sezon, ndërsa shumica e tyre në Stamford Bridge do të shënohen nga Romelu Lukaku.


“Unë do të them, këtë sezon, Lukaku”, ka thënë fillimisht Bent kur u pyet se kush mendon se do të shënoj më shpesh.

“Kur shikoni Chelsean dhe golat që ata arrijnë, unë mendoj se shumica prej tyre do të vijnë përmes Lukakut”.

“Ne e dimë sa i mirë është Ronaldo, por Mason Greenwood do të shënojë gola, Fernandes gjithashtu dhe Rashford kur të kthehet, plus Cavani”.

“Disa prej tyre mund të mos luajnë. Lukaku, nëse është në formë, ai është duke luajtur”.

Bent është i bindur se Lukaku do të luajë më shumë ndeshje sesa Ronaldo këtë sezon dhe për këtë arsye do të shënojë më shumë gola.

“Potencialisht Ronaldo mund të mos fillojë çdo ndeshje sepse ata do të kenë shumë ndeshje. Shikoni Lukakun – Chelsea e bleu atë për një qëllim, që ai të luajë. Kjo për mua ishte pjesa e munguar e bashkimit të të gjitha figurave”.

‘E di që Ronaldo do të arrijë golat e tij- nuk kam dyshim për këtë- por mendoj se Lukaku do të shënoj më shumë”, përfundoi ish-sulmuesi anglez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori