LAJMI I FUNDIT:

Edy Reja pritet t’i bëjë disa ndryshime ndaj San Mairnos: Formacioni i mundshëm i Shqipërisë

Edy Reja pritet t’i bëjë disa ndryshime ndaj San Mairnos: Formacioni i mundshëm i Shqipërisë

Shqipëria do të kërkojë që të mos bëjë asnjë gafë në këtë 90-minutësh, që do të ishte vrastare për shanset e kuqezinjve në rrugëtimin drejt “Katar 2022”.

Trajneri Reja pritet që t’i japë shanse Thomas Strakoshës në portë. Përpara portierit të Lazios, një tjetër risi mund të jetë ajo e Enea Mihajt, për t’i dhënë shanset që këtë sezon të zhvillojë ndeshjen e parë pas një dëmtimi të gjatë.

Mbrojtësi është rikuperuar me PAOK pas një operacioni në gju dhe është gati për të zbritur në fushë. Gjasat janë që pushim për këtë ndeshje të jetë një mes Gjimshitit dhe Ismajlit, me këtë të fundit më të prirur për ta ndjekur ndeshjen nga stoli. Në qendër pritet Kumbulla.


Qëllimi, pozita e dytë: Shqipëria kërkon vetëm tre pikë ndaj San Marinos
Lexo po ashtu Qëllimi, pozita e dytë: Shqipëria kërkon vetëm tre pikë ndaj San Marinos

Skema do të jetë tradicionale, 5-3-2. Me Bajramin, Shqipëria tashmë ka shanset që të transformohet në disa skema gjatë lojës.

“Panorama Sport” ka mësuar se në direktivat e trajnerit Reja, taktika do të jetë që ekipi të zhvendoset me modulin 3- 4-3 në momentin e ndërtimit të aksioneve sulmuese.

Bajrami të dalë në të djathtë të sulmit dhe Uzuni në të majtë, me Manajn në qendër të repartit të avancuar. Në mesfushë, Bare dhe Laçi duhet të bëjnë rregullatorin e reparteve në të dy fazat e lojës.

Nga krahët, si pistonat që do të bëjnë të dy linjat, vendosen Doka në të djathtë dhe Hysaj në të majtë. Kapiteni këtë herë vjen në versionin e të besuarit të Mauricio Sarrit, që e cakton shkodranin në të majtë të mbrojtjes.

Sokol Cikalleshi ndjen shqetësime në gjurin e majtë, ndërsa as Bekim Balaj nuk është në formën e tij më të mirë. Për këtë, alternativat e Rejës zvogëlohen në 3 qendërsulmues për 2 vende.

Gazeta mëson se Manaj është përzgjedhur për repartin e avancuar, ku përkrah tij në rreshtimin tradicional do të jetë Uzuni.

Mirëpo, sipas direktivave taktike, pritet që bomberi i Ferencvaroshit të sulmojë nga e majta me Bajramin që bëhet sulmuesi i tretë nga e djathta, nën udhëheqjen e Manajt në qendër të ofensivës kuqezi.

Për Brojën, një tjetër ndeshje në pritje, ku gjasat janë që të ketë sërish shanse nga stoli, për ta testuar se çfarë mund të bëjë, qoftë edhe për t’i dhënë një leksion maturie. /Panorama Sport/

Foto: Panorama Sport

Foto: Panorama Sport

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet formacioni i javës në Ligën e Kampionëve: Real Madridi dhe Barcelona me nga një lojtar

Publikohet formacioni i javës në Ligën e Kampionëve: Real Madridi dhe Barcelona me nga një lojtar

Liga e Kampionëve
“Xhaka mund t'i bashkohet Real Madridit”, ish-sulmuesi zviceran thotë se Graniti mund ta pasojë Modricin

“Xhaka mund t'i bashkohet Real Madridit”, ish-sulmuesi zviceran thotë se Graniti mund ta pasojë Modricin

La Liga
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Milani u ndalua nga transferimi i Marcus Rashfordit për shkak të rregullit pak të njohur

Milani u ndalua nga transferimi i Marcus Rashfordit për shkak të rregullit pak të njohur

Serie A
Marrëveshje shkëmbimi mes Real Madridit dhe Chelseat për Enzo Fernandez - asnjë shumë shtesë

Marrëveshje shkëmbimi mes Real Madridit dhe Chelseat për Enzo Fernandez - asnjë shumë shtesë

La Liga
El Clasico që mund të vendosë kampionin do të luhet jashtë Spanjës?

El Clasico që mund të vendosë kampionin do të luhet jashtë Spanjës?

La Liga
Kalo në kategori