Komuna e Prishtinës ka vendosur të hap Parkun e Gërmisë, megjithëse ariu që u raportua se u pa në parkë nuk është hasur nga Ekipet e Emergjencës.
“Ju njoftojmë se pas vlerësimit të ekipit të Emergjencës, pas punës në terren në Parkun e Gërmisë, u vendos për rihapjen e Parkut të Gërmisë për qytetarët. Ekipi i Emergjencës kanë kontrolluar terrenin duke përfshirë Gërminë, Butovcin, zonën te Antenat si dhe në Kolovicë dhe nuk kanë rënë në gjurmë të Ariut për të cilin qytetarët raportuan se ishte parë në Gërmi”, thuhet në komunikatë.
Prandaj, që nga orët e sotme të mëngjesit, Parku është rihapur.
“Të dielën gjatë orëve të pasdites, Policia kishte pranuar informacione nga qytetarët se është vërejtur një Ari në parkun e Gërmisë, afër zonave ku frekuentojnë zakonshëm qytetarët. Komuna kishte konfirmuar se Ariu nuk ka qenë pjesë e “Parku i arinjve” dhe me qëllim të evitimit të ndonjë rreziku potencial, kishte mbyllur Parkun e Gërmisë për qytetarët”, sqarojnë nga Komuna. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251