LAJMI I FUNDIT:

Juventusi synon në janar ‘goditje’ të trefishtë

Juventusi synon në janar ‘goditje’ të trefishtë

Juventusi është duke tentuar që t bëjë një goditje të trefishtë gjatë afatit kalimtar të janarit.

Zonja e Vjetër e di se nuk e ka skuadrën shumë konkurruese në këtë sezon dhe duhet të përforcohet më shumë.

Largimi i Cristiano Ronaldos i ka dobësuar edhe më shumë ata dhe starti në Serie A për edicionin 2021/22 nuk ishte më i miri i mundshëm.


Boankonerët kanë një humbje dhe një barazim, andaj transferimet në janar janë të pashmangshme.

Juventusi është i etur për të thelluar investimet e tyre në talentë francezë, shkruan Calciomercato, pasi ata kanë krijuar një listë të lojtarëve në Ligue 1 që duan të ndjekin gjatë vitit të ardhshëm.

Houssem Aouar dhe Rayan Cherki nga Lyon dhe Benoit Badiashile nga Monaco konsiderohen ndër objektivat e tyre kryesorë. /Telegrafi/