Për shkak se lufta për të fjetur lidhet zakonisht me plakjen, mund të mendoni se të moshuarit thjesht kanë nevojë për më pak gjumë.
Por ky është vetëm një mit! Të moshuarit kanë nevojë për gjumë po aq sa të rinjtë edhe pse mund të jetë më e vështirë të arrihet.
Ju njohim me disa arsye se pse mund të jetë e vështirë të flini ose të qëndroni në gjumë gjatë gjithë natës.
Keni probleme të caktuara shëndetësore
Shumë çrregullime shëndetësore duke përfshirë urthin, artritin, problemet e zemrës dhe sëmundjet e mushkërive, mund ta bëjnë më të vështirë gjumin gjatë natës. Gjithashtu çrregullimet e gjumit, të tilla si apnea e gjumit, por edhe menopauza, mund ta vështirësojë për këdo këtë proçes.
Urinoni shpesh gjatë natës
Kjo mund të jetë për shkak të prostatës së zmadhuar, të cilën ka më shumë të ngjarë ta përjetoni me kalimin e moshës ose mund të jetë rezultat i ilaçeve. Për shembull, nëse merrni një diuretik për presionin e gjakut, mund t’ju duhet të urinoni më shpesh. Pavarësisht nga shkaku, vizitat e shpeshta në banjë gjatë natës, ju prishin gjumin.
Mund të jetë për shkak të evolucionit
Shpesh, të moshuarit bien në gjumë herët dhe pastaj zgjohen në 4 të mëngjesit dhe nuk mund të flenë më. “Ka disa specialistë që studiojnë teoritë e evolucionit dhe thonë se kjo është një mënyrë për të ruajtur specien njerëzore”, tregon Dr.Abhinav Singh nga Indiana. “Domethënë, njerëzit e rinj, të shëndetshëm dhe të fortë, qëndronin zgjuar deri vonë, për të ruajtur. Pastaj, në agim, kur edhe grabitqarët janë të lodhur, do t’ia dorëzonin radhën pleqve të fisit”, shpjegon Dr. Singh.
Po bëni më pak gjumë të thellë
Të moshuarit bëjnë më pak gjumë të thellë çdo natë, pra nuk ndryshon vetëm sasia e gjumit por edhe cilësia. “Ne ende nuk e dimë pse përqindja e tyre e gjumit të thellë zvogëlohet me kalimin e moshës”, thotë Dr. Singh.
Cikli juaj cirkadian ka ndryshuar
Çdo gjë në trupin tënd, funksion në një cikël 24-orësh, duke filluar që nga zakonet e të ngrënit, deri tek cikli gjumë-zgjim. Dhe me kalimin e moshës ndodh një zhvendosje natyrore cirkadiane. Melatonina, hormoni që shkakton ndjenjën e përgjumjes, prodhohet dhe çlirohet më herët në ciklin cirkadian të trupit. Gjithashtu kur plakeni, trupi juaj ka më pak melatoninë në përgjithësi. Për shembull nëse më parë flinit në orën 10:00, tani trupi juaj është gati për të rënë në gjumë më herët. Kjo gjë ju bën të zgjoheni herët, shkruan AgroWeb.
Si mund të përmirësoni sasinë dhe cilësinë e gjumit
Duke u konsultuar me mjekun, përpiquni të gjeni një orar të përshtatshëm gjatë ditës, për të marrë ilaçet që ju shkaktojnë shqetësime gjatë natës. Mos konsumoni pije gjatë orëve të mbrëmjes, që të shmangni urinimin gjatë natës. Gjithashtu evitoni konsumin e pijeve energjike gjatë orëve të pasdites. Përshtatni ambientin e fjetjes për një gjumë më të rehatshëm.
Për shembull largoni orën, zhurma e së cilës mund t’ju shqetësojë. Ndërroni jastëkun ose dyshekun, nëse ato ju shkaktojnë parehati apo dhimbje. Kryeni aktivitet fizik, qoftë edhe një ecje, përpara gjumit. Kjo do t’ju ndihmojë të flini më shpejt dhe më gjatë. Shmangni orët e fjetjes gjatë ditës, pasi kjo do të ndikojnë në gjumin e natës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A