Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë ka akuzuar Ndërmarrjen Publike Banesore, që po manipulon projektin e ndërtimit në parcelën e kësaj ndërmarrje, vlera e të cilit është 200 milionë euro. Në një konferencë për media, kjo parti tha se NPB me jo transparencë këtë projekt i ka dhënë një kompanie e cila është regjistruar si biznes vetëm një ditë më herët para se të bëhej shpallja e interesit.
Shefi i asamblistëve të LVV-së në Komunën e Prishtinës, Egzon Azemi, tha se NPB po vazhdon të jetë shënjestër e grupeve kriminale dhe e paligjshmërive.
Për këtë projekt, për të cilin tha se nuk janë dhënë detaje as në shprehje të interesit nga NPB, ka ftuar Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë që ta hetojnë.
Ai deklaroi se në fund të këtij mandati qeverisës po tentojnë që të përfitojnë duke shfrytëzuar heshtjen e partive politike rreth fushatës zgjedhore.
“Aty po parashihen 100 mijë metra ndërtim, 70 mijë metra ndërtim mbitokësor dhe 30 mijë metra ndërtim nëntokësor. Nëse e shohim vlerën minimale të çmimit të tregut në atë zonë i bie të jetë 200 milionë euro në tërësi ky projekt, ndërsa çmimi për metër katror është minimalisht 2 mijë euro për metër. Sipas vet drejtorit të Pronës dhe njërit nga aksionarët në këtë ndërmarrje, NPB nga kjo marrëveshje do të përfitojë vetëm 30 përqind. Pra, në zonën më të lakmuar të Prishtinës ku për prona private ofrohen marrëveshje me mbi 50 përqind të hapësirës si kompensim, këta e japin pronën publike me vetëm 30 përqind. Pra, në kurriz të pronës publike e të qytetarëve tentojnë të përfitojnë një grup i ngushtë i këtij pushteti komunal dhe disa firma fiktive ose anonime ndërtimore”, tha ai.
Ai tha se me 10 mars të këtij viti në faqen e NPB-së ka dalë njoftimi për shprehjen e interesit për bashkëfinancim pa asnjë detaj dhe se janë lënë afat vetëm dy ditë për aplikim. Kjo, sipas tij, çon tek dyshimi për manipulim.
Azemi ka hedhur akuza edhe për kompaninë fituese për realizimin e këtij projekti, për të cilën tha se u regjistrua si biznes vetëm një ditë më herët para se të publikohej njoftimi për shprehje të interesit nga NPB.
“Bashkë me kompaninë ‘Arkos’ fituese e kësaj shpallje interesi është kompania ‘MADE Group’, që u regjistrua si kompani ndërtimore në ARBK vetëm një ditë para se të bëhej shpallja nga NPB-ja. Pra, kompania u regjistrua me datë 09.03.2021, ndërsa aplikoi me datën 10.03.2021 dhe çuditërisht fitoi. Kjo duket rastësi, por është manipulim klasik, e duke i parë të gjitha procedurat e këtij projekti pa dyshim se është lehtë që të kuptohet gjithçka, sepse gjithçka ishte e planifikuar paraprakisht. Dëshmi për këtë që e themi është edhe kontrata e vulosur nga NPB dhe nga kompania ‘MADE Group’, pra kjo kompani që po hyn në një projekt gjigant, në një projekt që vlerën minimale e ka 200 milionë euro është themeluar me datën 9, ndërsa projekti dhe shpallja e interesit ka qenë me datën 10”, tha ai.
Azemi tha se në këtë manipulim po kontribuojnë edhe të gjitha subjektet politike duke bllokuar çdo tentim të tyre për të ngritur këtë çështje në Kuvendin Komunal të Prishtinës. Ai ka përmendur me emra të gjitha asamblistët nga PSD, PDK, LDK, AAK, që sipas tij po e bllokojnë tri herë radhazi diskutimin dhe anulimin e këtij projekti.
Ndërkaq, Berat Lahu nga LVV tha se këto parti politike dhe kryetari i Komunës Shpend Ahmeti, duhet të tregojnë se cilat janë interesat e tyre në këtë projekt pasi që bashkërisht po bllokojnë refuzimet e LVV-së.
“Çka është më e çuditshmja është heshtja e tyre në bllok, të tri propozimet tona u refuzuan dhe ne duam të dimë nga LDK, PDK, AAK, AKR dhe PSD dhe nga vet kryetari Shpend Ahmeti se përse po e bëjnë këtë bllokim, pse nuk po pranojnë që të debatojnë për këtë projekt i cili është projekti më i madh publik në Komunën e Prishtinës. Ata duhet të sqarojnë para qytetarëve të Prishtinës se a kanë interesa në këtë projekt kriminal, i cili po bëhet projekti më i madh zhvatës në Komunën e Prishtinës, duhet të sqarojnë se a janë të përfshirë dhe nëse po në çfarë forme, sa është interesi i tyre, sa është përfitimi i tyre nga kjo ujdi”, tha ai.
Edhe Lahu ka bërë thirrje që i njëjti projekt të hetohet nga Prokuroria dhe Policia e Kosovës.
Ndërkohë, kohë më parë, përmes një konference për media, kryeshefi ekzekutiv i NPB-së, Hajdar Hoxhaj, kishte paralajmëruar një projekt pikërisht në vendin për të cilin akuzon LVV ku do të ngrihet një kompleks afaristo-banesor.
“Projekti që ndërron NPB është filluar në parcelat e ndërmarrjes rrjedhimisht në tokën e ndërmarrjes në ish-zyrat e ndërmarrjes në lagjen Lakërishte. Përmes bashkë investitorëve që janë përzgjedhur ku tashmë kemi një marrëveshje aktuale të nënshkruar mandej të noterizuar për këtë projekt. Në këto parcela do të ndërtohet një kompleks afaristo-banesor ku me finalizimin e këtij projekti ndërmarrja pas tri vjetësh do t’i rrisë të hyrat katërfish më shumë. Nga këto parcela që janë pjesë përbërëse e këtij projekti rrjedhimisht nga kjo tokë momentalisht ose deri më tani NPB nga qiraja ka bërë të hyra 37 mijë euro vjetore, kurse me realizimin e këtij projekti të hyrat që do të realizohen nga pjesëmarrja e ndërmarrjes në këtë objekt afarist-banesor do të jenë 3.9 milionë euro. Pra nga 37 mijë sa janë sot në 3.9 milionë euro bazuar në shifrat që janë vlerësuar nga vlerësues i pavarur i pronave të patundshme,” kishte deklaruar ai./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
E Majta: Qeveria me blerjen e armëve shkurton paratë për kategoritë e sociale
Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Shkarashnik të Malishevës, nuk raportohet për të lënduar
Ambasadori francez kërkon që Radoiçiq dhe grupi i tij të dalin para drejtësisë
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë
Deliu: Ministria e Bujqësisë refuzoi projektin e grave të Krushës, por ia ndau 100 mijë euro vëllait të Fitore Pacollit
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje
“Kokteji është pija e aristokracisë”, Rama përplaset me bartenderin në podcastin “Flasim”: Po vera? Një përzierje e gabuar të çon në dhimbje koke
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët