LAJMI I FUNDIT:

Opozita e sheh papjekuri të Qeverisë vonesën e emërimit të ambasadorëve të rinj, pozita thotë se procesi do të përfundojë brenda afatit

Opozita e sheh papjekuri të Qeverisë vonesën e emërimit të ambasadorëve të rinj, pozita thotë se procesi do të përfundojë brenda afatit

Kosova tash e sa muaj ka mbetur pa përfaqësim diplomatik në vende të ndryshme të botës, kjo për shkak se 13 ambasadorët që u shkarkuan në muajin maj ende nuk janë zëvendësuar, por edhe të tjerëve të cilëve tashmë u ka përfunduar mandati i rregullt.  E tashmë 13 ambasadorët e shkarkuar kanë filluar të kthehen në Kosovë.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ditë më parë në një përgjigje për Telegrafin kishte bërë të ditur se është në fazën finale të përmbylljes së këtij procesi.


“Të gjitha detajet lidhur me emërimin e ambasadorëve do të bëhen të ditura për opinionin brenda pak ditësh”, deklaruan nga MPJD.

E lidhur me këtë proces, kryetari i Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë nga radhët e LVV-së, Haki Abazi tha se ky proces pritet të përfundojë javët në vazhdim.

“Ambasadorët e rinj janë në proces të emërimit dhe ky proces do të përfundojë sipas procedurave në javët në vazhdim. Siç e dini Kuvendi është në pushim dhe sapo të rifilloj punën do të kryej obligimet që i përkasin në procesin e emërimit dhe konfirmimit të ambasadorëve”, tha Abazi në një prononcim për Telegrafin.

Tre muaj pas shkarkimit të ambasadorëve, MPJD ende pa asnjë emërim
Lexo po ashtu Tre muaj pas shkarkimit të ambasadorëve, MPJD ende pa asnjë emërim

Vonesën e emërimit të ambasadorëve të rinj, anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi e sheh si papjekuri të Qeverisë Kurti dhe si një dëm të pariparueshëm për imazhin e Kosovës në botë.

“Duhet të theksojmë se një situatë e tillë në politikën e jashtme do të krijoj dëme të pariparueshme për imazhin e Kosovës në botë, po ashtu edhe në konsolidimin e mëtejmë të shtetit tonë. Mos emërimi i ambasadorëve të rinj tregon papjekurinë e Qeverisë Kurti karshi diplomacisë kosovare dhe tregon qasje jo serioze ndaj shteteve mike, e acarim të marrëdhënieve si në rastin me shtetin e Australisë”, u shpreh Musliu-Shoshi për Telegrafin.

Ajo shtoi se si anëtare e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë në vazhdimësi ka ngritur zërin sa i përket çështjes së përfaqësimit të shtetit tonë në botë dhe emërimit të ambasadorëve në shtet me rëndësi të veçantë siç është Washingtoni, Brukseli, Berlini, Londra, Tokyo, Kanberra e shumë shtetet të tjera në botë.

“Padyshim se shkarkimi i ambasadorëve e dëmton rëndë Kosovën sidomos tani kur kanë mbetur edhe katër ditë deri në skadimin e moratoriumit nga marrëveshja e Washingtonit, e siç e dimë ky moratorium i pamundësonte Serbisë vazhdimin e fushatës për çnjohje ndaj Kosovës por edhe aplikimin në organizata ndërkombëtare. Pa pasur misione të konsoliduara me staf profesional dhe lobim serioz për ne si shtet i vogël është i pamundur anëtarësimi në organizata ndërkombëtare”, tha Musliu-Shoshi.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, më tej theksoi se ministrja Donika Gërvalla gjatë raportimit në Komision në muajin qershor kishte premtuar se ambasadorët do të emërohen deri më datë 31 gusht 2021.

E pyetur se a është në dijeni si anëtare e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, se kur pritet që të emërohen ambasadorët e rinj, Musliu-Shoshi tha se nuk ka arritur të marrë përgjigje nga ana e ministres Gërvalla.

“Pas shumë përpjekjeve që të marr përgjigje nga ministrja Gërvalla përmes pyetjes parlamentare në Kuvendin e Kosovës nuk pata sukses, sepse ajo mungonte gjithmonë, pyetjen e adresova te kryeministri. Siç e kujtoni përgjigja e kryeministrit ishte që së pari do të bëhet ndryshimi i projektligjit për shërbim të jashtëm, ku përfaqësimi do të jetë 70% e shefave të misioneve do të jenë të karrierës dhe vetëm 30% do të jenë politik. Sipas programit legjislativ ky projektligj do të duhej të vinte në Komision më datë 31 qershor 2021 dhe kjo nuk ka ndodhur. Pra reforma në MPJD e propozuar nga Kurti e Gërvalla nuk do të ndodh dhe do të emërohen ambasador me përqindje siç ishin edhe në qeverisjet e kaluara”, u shpreh Musliu-Shoshi.

Kritika për vonesën e emërimit të ambasadorëve ka adresuar dje edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se Qeveria e Kosovës është duke u tallur me misionet diplomatike të vendin në botë.

“Ajo në fund të këtij muaji ka tërhequr 12 përfaqësues diplomatik pa i zëvendësuar ata. Shumë prej misioneve dhe ambasadave të Kosovës kanë mbetur me dyer të mbyllura dhe jashtë funksionit. Kjo është papërgjegjësi e skajshme e qeverisë”, shkroi Haradinaj.

Ndryshe, më 19 maj të këtij viti Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) i ka propozuar Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani të lirojë nga detyra dhe tërheqje nga misioni diplomatik për të gjithë ambasadorët e Republikës së Kosovës, të cilët janë të emëruar politikisht.

Në mungesë të tyre, të ambasadorëve nëpër ambasadat në Kosovës, sipas Ligjit ata zëvendësohen nga diplomati tjetër me rangun më të lartë me shërbim në atë mision diplomatik, i cili merr detyrën e të ngarkuarit të përkohshëm me punë (Chargé d’Affaires ad interim). /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Mirjeta Hajzeraj
Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori