LAJMI I FUNDIT:

Në dhjetë vite janë harxhuar 44 miliardë euro në transferime – Anglia vendi i shpenzimeve të mëdha

Në dhjetë vite janë harxhuar 44 miliardë euro në transferime – Anglia vendi i shpenzimeve të mëdha

Më shumë se 44 miliardë euro (48.5 miliardë dollarë) janë shpenzuar për tarifat e transferimeve në të gjithë botën gjatë dekadës së fundit – me klubet angleze që kryesojnë listën e shpenzuesve më të mëdhenj.

FIFA kreu disa kërkime të gjera të transferimeve që janë bërë midis viteve 2011 dhe 2020.

Manchester City dhe Chelsea kryesojnë tabelën e skuadrave me shpenzimet më të mëdha si dy të parat, ndërsa janë 12 klubet të Ligës Premier që janë në 30 të parat.


Southampton është i 21-ti në tabelë, ndërsa ka shpenzuar më shumë se Borussia Dortmund, thuhet në raport.

Raporti shënon një dekadë që kur FIFA, lansoi sistemin e saj për përputhje të transferimeve.

FIFA prezantoi sistemin për regjistrimin e transferimeve të lojtarëve midis klubeve, duke e bërë atë të detyrueshëm në tetor 2010.

Gjatë dekadës së fundit, ka pasur shumë më tepër transferime të lojtarëve brazilianë (15,128) – dhe më shumë para të shpenzuara për ta (5,99 miliardë euro/7,070 miliardë dollarë) – sesa për futbollistë nga çdo komb tjetër.

Neymar mbetet lojtari i vetëm që është shitur për më shumë se 200 milion dollarë, sipas raportit.

Janë bërë 14 marrëveshje deri në vitin 2020 që kanë tejkaluar shumë e 100 milionë dollarë. Angel di Maria, është lojtari i vetëm që është përfshirë në dy prej tyre.

Në përgjithësi, shpenzimet neto të transferimeve të klubeve angleze janë 8.43 miliardë euro, ishin shumë më të larta se çdo komb tjetër, me Kinën që ka shpenzuar 1.63 miliardë euro.

Tarifat për agjentët arrijnë shifër e 3 miliardë euro, ndërsa Man City është shpenzuesi më i mëdh

Marrëveshjet e transferimeve janë ndër më të ndjekurat në botën mediale.

Globalisht, në vitin 2020, pak më shumë se 13 për qind e 17.185 transferimeve ishin të përhershme dhe përfshinin një tarifë, pasi shumica ishin huazim, ose shkëmbime.

Një total prej 3 miliardë euro u janë paguar agjentëve në tarifa gjatë dekadës deri në vitin 2020. Gjatë asaj kohe, pjesëmarrja e agjentëve në marrëveshje është rritur me 69.1 për qind.

Manchester City ishte klubi me shpenzimet më të mëdha midis 2011 dhe 2020, i ndjekur nga Chelsea, Barcelona, ​​PSG dhe Real Madrid.

Dymbëdhjetë nga 30 klubet me shpenzimet më të mëdha gjatë dekadës së fundit ishin anglezë – ‘gjashtë të mëdhenjtë’ plus Leicester, Southampton, Wolves, Everton, West Ham dhe Newcastle.

Benfica mori më së shumti para nga transferimet, e ndjekur nga Sporting Lisbon, Barcelona, ​​Chelsea dhe Atletico Madrid.

Manchester City (232) huazoi më shumë lojtarë. Chelsea (207) ishte i dyti. Swansea (146) ishin të pestët.

Klubet angleze shpenzuan (10.5 miliardë euro) për transferimet që erdhën nga një kampionat tjetër, ndërsa Spanja zë vendin e dytë.

Vendet që bën më së shumti transferime mes vete ishin Brazili dhe Portugalia (1,556 marrëveshje), e ndjekur nga Anglia në Skoci (1,239).

Më shumë lojtarë shkuan nga Anglia në Uells (846) sesa Uells në Angli (701).

Klubet portugeze fituan më së shumti nga shitjet e lojtarëve (2.956 miliardë dollarë/2.5 miliardë euro). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona

Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona

La Liga
Cilësohet si një 'vrasës' para porte - Conceicao i kërkon Milanit transferimin e top sulmuesit

Cilësohet si një 'vrasës' para porte - Conceicao i kërkon Milanit transferimin e top sulmuesit

Serie A
Luis Suarez emëroi dy kundërshtarët më të fortë me të cilët është përballur gjatë karrierës së tij

Luis Suarez emëroi dy kundërshtarët më të fortë me të cilët është përballur gjatë karrierës së tij

Ndërkombëtare
Barcelona fillon kontaktet për transferimin e sensacionit 18-vjeçar të Arsenalit

Barcelona fillon kontaktet për transferimin e sensacionit 18-vjeçar të Arsenalit

La Liga
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit

100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit

La Liga
Guardiola shpenzoi 152 milionë euro këtë janar, por nuk ka ndërmend të ndalet - kërkon sensacionin evropian

Guardiola shpenzoi 152 milionë euro këtë janar, por nuk ka ndërmend të ndalet - kërkon sensacionin evropian

Premier League
Kalo në kategori