Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur sot një takim me kryetarët e komunave të Kosovës, me të cilët diskutoi për zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID 19.
Para mbajtjes së takimit, Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës u kishte bërë thirrje kryetarëve të komunave ta bojkotojnë takimin, me arsyetimin se janë injoruar nga kryeministri kur ka themeluar Komitetin koordinues antiCOVID.
Në njoftimin e Qeverisë së Kosovës bëhet e ditur se thirrjes së Kurtit për takim u janë përgjigjur 12 kryetarë të komunave.
“Pas takimit me Komitetin për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë COVID-19, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, mbajti takim me kryetarët e komunave të Kosovës, për të diskutuar rëndësinë dhe angazhimin e gjithmbarshëm në përballje me pandeminë.
Kryeministri tha se masat kundër virusit COVID-19, të ndërmarra së fundmi nga qeveria janë të domosdoshme, por për të qenë të mjaftueshme në arritjen e qëllimit tonë, ato duhet të zbatohen në përpikëri” thuhet në njoftim.
Karakteristikat specifike të variantit Delta e bëjnë atë të fortë, të rrezikshëm dhe të paparashikueshëm, ka thënë kryeministri Kurti.
“Ai theksoi se varianti Delta karakterizohet me një numër riprodhues jashtëzakonisht të lartë, sipas së cilit çdo person i infektuar me këtë variant, infekton mesatarisht shtatë persona të tjerë, ka interval serial jashtëzakonisht të shkurtër me ç’rast çdo person i infektuar mund të infektojë të tjerët mesatarisht 2.5 ditë pasi që është infektuar vetë dhe përhapet kryesisht nëpërmjet ngjarjeve super-shpërndarëse”.
“Prandaj nuk kemi hapësirë për të gabuar në zbatimin e masave, tha kryeministri Kurti dhe se mjaftueshmëria e masave të domosdoshme nuk varet vetëm nga Qeveria.
“Nevojitet bashkëpunim i ngushtë ndërmjet Qeverisë dhe komunave, sidomos në mes të Policisë, inspektorëve komunalë dhe inspektorëve të AUV-it”, tha kryeministri Kurti.
Ai theksoi se përveç Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrisë së Shëndetësisë, të gjitha dikasteret e qeverisë janë në shërbim dhe funksion të këtij bashkëpunimi.
“Në takim ishin të pranishëm kryetarët e 12 komunave të Kosovës, të cilët njoftuan për vështirësitë teknike që kanë në komunat e tyre në përballje me pandeminë.
Kryeministri Kurti tha se së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia do të jetë në komunikim të vazhdueshëm edhe me komunat e tjera që nuk ishin të pranishëm në takim”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria e vlerëson të vonuar heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës
Kurti “godet” sistemin e drejtësisë: Aktakuzat e ngritura për gjykim në mungesë për krimet e luftës, numërohen në gishta
"Avokati Mëngjesi në gjendje të rëndë", mjeku: Ka dëmtim të trurit, vendimtare 72 orët pasuese
Ahmeti: Cilido qoftë variant do të ishte i pranueshëm, veç Albin Kurti të mos jetë kryeministër
Efekti "TikTok", mbi 15 nxënëse të dy shkollave në Fushë-Kosovë dyshohet se i kanë gërvishtur duart e tyre
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri
Inteligjenca Artificiale parashikon çdo fitues të Topit të Artë deri në vitin 2038
Metoda ushtarake që ju mëson të bini në gjumë brenda pak minutave
Hummels shpërthen keq ndaj trajnerit të Dortmundit para finales me Real Madridin
Shkencëtarët besojnë se egjiptianët u përpoqën të shëronin kancerin 4000 vjet më parë
Kyle Walker shpjegon pse futbollistët mbulojnë gojën ndërsa flasin mes vete