LAJMI I FUNDIT:

Disa nga kryetarët e komunave nuk i shkuan në takim Kurtit, AKK bënë të ditura arsyet

Disa nga kryetarët e komunave nuk i shkuan në takim Kurtit, AKK bënë të ditura arsyet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia kishin ftuar sot në një takim kryetarët e komunave për të diskutuar rreth situatës së krijuar me pandeminë COVID-19.

Mirëpo disa nga kryetarët e komunave e bojkotuan këtë takim, e kjo u bë për shkak të vendimit që mori bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës, që të mos marrin pjesë në këtë takim.


Përmes një njoftimi, bordi i AKK-së ka njoftuar se ka vlerësuar se tek vendim kanë ardhur duke pas parasysh disa nga veprimet e Qeverisë së Kosovës e të cilët kanë qenë të drejtuara kundër pushtetit lokal në Kosovë.

Bordi ka thënë se ky veprim do ta bënte qeverinë që t’i thërriste mendjes që t’i trajtoj Kryetarët e Komunave me më shumë seriozitet në marrjen e vendimeve që prekin komunat.

Kurti ftoi në takim kryetarët e komunave, Bordi i AKK-së u bënë thirrje të mos marrin pjesë 
Lexo po ashtu Kurti ftoi në takim kryetarët e komunave, Bordi i AKK-së u bënë thirrje të mos marrin pjesë 

Njoftimi i plotë:

ASOCIACIONI I KOMUNAVE TË KOSOVËS
VENDIM

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës në mënyrë unanime ka vendosur që Kryetarët e Komunave të mos marrin pjesë në takimin e sotëm të ftuar nga Kryeministri i Kosovës.

Bordi ka vlerësuar se tek vendim kanë ardhur duke pas parasysh disa nga veprimet e Qeverisë së Kosovës e të cilët kanë qenë të drejtuara kundër pushtetit lokal në Kosovë:

1. Largimi në mënyrë arbitrare i AKK-sē si përfaqësues i Komunave në Komitetin Anti -Covid19.
2. Mos lejimi i shqyrtimit të buxhetit komunal.
3. Mospërgjigjet e ministrive të linjave ndaj kërkesave të Komunave.

Bordi vlerëson se ky veprim do ta bënte qeverinë që t’i thërriste mendjes që t’i trajtoj Kryetarët e Komunave me më shumë seriozitet në marrjen e vendimeve që prekin komunat.

Poashtu Bordi vlerëson se kjo është edhe mungesë e konsultimit paraprakë për organizimin e takimeve të tilla serioze me kryetarët e Komunave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori