LAJMI I FUNDIT:

Kylian Mbappe i thotë PSG-së ta konsiderojë edhe një herë ofertën e Real Madridit

Kylian Mbappe i thotë PSG-së ta konsiderojë edhe një herë ofertën e Real Madridit

Kylian Mbappe duket se po tenton që të kalojë te Real Madridi në orët e fundit të afatit kalimtar, kështu të paktën raporton AS.

Sipas mediumit spanjoll, sulmuesi francez e kërkon dëshpërimisht kalimin te Los Blancos në orët e fundit.

Real Madridi ka bërë ofertë zyrtare rreth 170 milionë euro plus 30 milionë bonuse, por që nuk është pranuar nga Paris Saint-Germain.


AS bën të ditur se fituesi i Kupës së Botës me Francën ka kërkuar nga parisienët që ta vlerësojnë edhe një herë ofertën e bërë nga spanjollët.

PSG është e vendosur ta mbajë Mbappen në skuadër edhe pse kontrata e tij skadon në verën e vitit 2022.

Kështu, Real Madridi do ta ketë shansin që të arrijë marrëveshje me të qysh në janar dhe kalimi i tij të ndodhë pas 30 qershorit të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Ndërkombëtare
Lewandowski bën një gjest të jashtëzakonshëm për ta ndihmuar Barcelonës në regjistrimin e lojtarëve

Lewandowski bën një gjest të jashtëzakonshëm për ta ndihmuar Barcelonës në regjistrimin e lojtarëve

La Liga
Nga Rexhepi te Prekazi, Krasniqi e Hazrollaj - formacioni i javës së katërt në Superligën e Kosovës

Nga Rexhepi te Prekazi, Krasniqi e Hazrollaj - formacioni i javës së katërt në Superligën e Kosovës

Superliga
Mediat rumune i frikësohen sulmit të Kosovës për ndeshjen e Ligës së Kombeve

Mediat rumune i frikësohen sulmit të Kosovës për ndeshjen e Ligës së Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
U transferua në Arabi Saudite në moshën 26-vjeçare, Koeman ia mbyll dyert e kombëtares yllit holandez

U transferua në Arabi Saudite në moshën 26-vjeçare, Koeman ia mbyll dyert e kombëtares yllit holandez

Ndërkombëtare

"Të shënoj 1000 gola? Bëra shaka", Ronaldo flet për rekordin që e synon

Ndërkombëtare
Kalo në kategori