LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora shënon sërish ngjitje në top listat australiane – aktualisht kënga e saj është e nënta më e dëgjuar në Australi

Rita Ora shënon sërish ngjitje në top listat australiane – aktualisht kënga e saj është e nënta më e dëgjuar në Australi
Foto: Rita Ora/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka shijuar një eksperiencë të gjatë si trajnerë në spektaklin “The Voice Australia”.

Në fillim të këtij viti, ajo udhëtoi për në kontinentin e largët, për të shërbyer si njëra nga katër anëtarët e jurisë në atë që është kthyer në spektaklin më të ndjekur të talenteve në Australi.


E duket se fama në rritje në Australi po i pasqyrohet edhe në rritjen e sukseseve të këngëve të saj në këtë kontinent.

Foto: Rita Ora/Instagram

Ndonëse kënga e saj “Bang Bang” është publikuar në shkurt të këtij viti, ajo tashmë ka shënuar një hyrje të re në top 10 këngët më të dëgjuara të momentit në iTunes, në Australi.

Këngët e Rita Orës ngjiten lart në top-listat australiane që pas pjesëmarrjes së saj në "The Voice Australia" si anëtare e jurisë
Lexo po ashtu Këngët e Rita Orës ngjiten lart në top-listat australiane që pas pjesëmarrjes së saj në "The Voice Australia" si anëtare e jurisë

Kjo vjen edhe nga fakti se këtë këngë ajo e ka interpretuar live në një prej netëve të spektaklit “The Voice Australia”, i cili po transmetohet këto kohë atje.

Rita Ora në jurinë e “The Voice Australia” (Foto: Rita Ora/Instagram)

Aktualisht “Bang Bang” është kënga e nëntë më e dëgjuar në Australi, teksa në top 100 janë edhe këngët e saj “Let you love me” dhe “For you” (bashkëpunim me Liam Payne) – të gjitha këto këngë vijnë si hyrje të reja.

Foto: iTunes Australia

Karriera e Ritës ka shënuar një ngjitje në Australi që kur ajo u paraqit në spektaklin “The Voice Australia”, ndërkohë që edhe në top 100 albumet më të dëgjuara të kontinentit australian, mund të gjendet albumi i saj “Phoenix” në vendin e 89-të si hyrje e re, ani pse si album është publikuar tri vite më parë. /Telegrafi/

Foto: iTunes Australia

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

Magazina
Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Magazina
Kalo në kategori