LAJMI I FUNDIT:

Këngët e Rita Orës ngjiten lart në top-listat australiane që pas pjesëmarrjes së saj në “The Voice Australia” si anëtare e jurisë

Këngët e Rita Orës ngjiten lart në top-listat australiane që pas pjesëmarrjes së saj në “The Voice Australia” si anëtare e jurisë
Foto: Rita Ora/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, i befasoi të gjithë australianët kur në edicionin e sivjetmë të spektaklit “The Voice Australia”, u shfaq si anëtare e jurisë.

Ajo ka qenë e ftuar speciale e spektaklit këtë vit, i cili ka rezultuar me sezonin më të shikuar të këtij spektakli ndonjëherë në kontinentin e largët.


Teksa ka qëndruar atje për muaj të tërë, Rita ka kryer me sukses punën e saj si mentore e skuadrës së talenteve të rinj, gjersa në të njëjtën kohë ka shijuar edhe sukseset e saj si artiste.

Rita Ora në karrigen e “The Voice Australia” (Foto: Rita Ora/Instagram)

Me t’u promovuar figura e saj në ekranet australiane, Rita ka filluar të jetë ndër artistet më të dëgjuara atje.

Dy këngët hit të saj “How to be lonely” dhe “Let You Love Me” janë ngjitur ndjeshëm në iTunes në Australi, kjo pasi dy konkurrentë në “The Voice Australia” i kënduan ato gjatë audicioneve të fshehura.

Foto: Nicholas Wilson

Dhe publiku australian me të kërkuar autorin origjinal të atyre këngëve [që në rastin konkret është Rita] kanë ndikuar që këngët e 30-vjeçares të rikthehen në fokus dhe të bëhen pjesë e top-listave edhe pasi kanë kaluar vite nga publikimi i tyre.

Ka qenë një nga faqet e fansave të Ritës që merren me përditësimin e statistikave, ata që kanë bërë të ditur se në ditën kur konkurrenti Zeke Cameron këndoi në audicionet e fshehura të “The Voice Australia” këngën “Let You Love Me”, kjo këngë e artistes shqiptare u rendit e teta në Australia.

Artistja shqiptare ka gjithashtu plot shtatë këngë që janë në top listën e 100 më të dëgjuarave në iTunes të Australisë për momentin.

Një ringjitje në listë ka edhe albumi i saj i vitit 2019, “Phoenix”, i cili tashmë ndodhet në vendin e 39-të në top listën e albumeve në Australi – dhe krejt kjo falë prezencës së këngëtares shqiptare atje dhe rritjes së ndjeshme të famës së saj në kontinentin australian. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Magazina
E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Magazina
Kalo në kategori