LAJMI I FUNDIT:

Nga nesër do shtohen edhe 85 inspektorë për të mbikëqyrur zbatimin e masave anti-COVID

Nga nesër do shtohen edhe 85 inspektorë për të mbikëqyrur zbatimin e masave anti-COVID
Foto: Arkiv

Kryeministri Albin Kurti, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, kanë mbajtur konferencë të jashtëzakonshme për media, ku kanë njoftuar për masat shtesë që ka ndërmarrë Qeveria për mbikëqyrjen e zbatimit të masave të reja kufizuese të vendosura një ditë më parë.

Konferencës i ka paraprirë mbledhja urgjente e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Kosovës, që është thirrur për shkak të përkeqësimit të gjendjes me pandeminë, me vdekjen e 36 qytetarëve në 24 orët e fundit.

Kryeministri ka folur për rrezikun e madh të shpërndarjes që ka varianti Delta dhe ka bërë thirrje për kujdes të shtuar edhe nga qytetarët, që tashmë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës. Ai ka thënë se kujdes duhet të bëhet sidomos në periudhën dyjavore pas vaksinimit, derisa vaksina të arrijë efektin mbrojtës.


Kurti ka bërë të ditur vendimin e Qeverisë për gjashtëfishimin e numrit të inspektorëve të AUVK. 17 inspektorëve aktualë do t’u shtohen edhe 85 të tjerë.

“Nga ata 17, vetëm 11 janë aktivë, meqë 6 janë të sëmurë. Nesër dalin listat, e gjatë javës fillojnë punën”, ka thënë kryeministri, teksa ka njoftuar edhe për zgjatjen e orarit të punës së pjesëtarëve të policisë, nga ndërrimi 8 orësh në 12 orë.

Ka thënë se do të ketë zbatim të pakompromis të masave në të gjitha nivelet dhe ka bërë të ditur se në bazë të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19, do të themelohet Komiteti për koordinimin dhe vlerësimin e gjendjes me pandeminë, duke e përcjellë për çdo orë.

“Oksigjenimi qendror është shtrirë pothuajse në secilin spital. I kemi rritur kapacitetet e shtretërve në 1.600 dhe do t’i rrisim edhe më tej, sipas nevojës, përfshirë këtu edhe Qendrën Mjekësore të FSK-së me afër 100 shtretër”, ka thënë kryeministri Kurti.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka folur për dinamikën e furnizimit me vaksina, që sipas tij, po e dikton edhe ritmin e vaksinimit. “Sa kemi vaksina në stoqet tona, aq kemi edhe termine për vaksinim. Në qoftë se na vijnë sasi më të mëdha të vaksinave, natyrisht se do të punohet edhe vikendeve edhe me ekipe mobile të vaksinimit”, ka thënë ministri Vitia.

Ndryshe, institucionet e shëndetësore në Kosovë raportuan të dielën për 36 viktima nga koronavirusi.

Ky është numri më i lartë i viktimave, që prej fillimit të pandemisë në mars të vitit 2020.

Sipas raportit ditor në 24 orët paraprake janë regjistruar 1.630 raste të reja.

Rastet e reja dalin pas testimit të 11.017 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë.

Numri më i lartë i të infektuarve i përket grupmoshës 30-39 vjeç, përkatësisht 336 persona.

Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 816 pacientë dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 113.699.

Raste aktive me koronaviurs janë 26.575.

Sipas të dhënave, që prej 13 marsit 2020 e deri më 29 gusht 2021, Kosova ka regjistruar 142.671 raste me koronavirus dhe 2.457 viktima.

Autoritetet qeveritare e kanë cilësuar si të rëndë situatën me pandeminë në Kosovë dhe më 28 gusht, Qeveria e Kosovës njoftoi për masa të reja kundër pandemisë.

Ndërkaq, sa i përket fushatës së vaksinimit, MSH-ja njofton se brenda një dite janë administruar 11.458 doza.

Në total, Kosova ka administruar 808.078 doza, ku 269.312 persona janë vaksinuar plotësisht me të dyja dozat./Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara

Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara

Lajme
“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin

“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin

Lajme
​Ndërron jetë vëllai i Jakup Krasniqit

​Ndërron jetë vëllai i Jakup Krasniqit

Lajme
Ambasadori gjerman dhe ai britanik shijojnë bukuritë natyrore të Kosovës

Ambasadori gjerman dhe ai britanik shijojnë bukuritë natyrore të Kosovës

Lajme
Plagosjet dhe vrasjet aksidentale, kërkohet hetimi i cilësisë së trajnimit të policëve

Plagosjet dhe vrasjet aksidentale, kërkohet hetimi i cilësisë së trajnimit të policëve

Siguri
Kalo në kategori