LAJMI I FUNDIT:

Interi përgatit marrëveshje të re për Brozovicin

Interi përgatit marrëveshje të re për Brozovicin

Interi thuhet se është duke përgatitur një marrëveshje të re për mesfushorin kroat, Marcelo Brozovic, të cilit pritet t’i ofrojë një kontratë me vlerë 4.5 milionë euro në sezon deri në qershor të vitit 2024.

Sipas faqes L’Interista, Nerazzurrët po finalizojnë propozimin e tyre për të vazhduar me reprezentuesin kroat, kontrata e të cilit skadon në qershor të vitit 2022 dhe fiton 3.5 milionë euro në vit.


Mediat pretendojnë se Interi është duke u përgatitur për negociatat me mesfushorin dhe është gati të paraqesë një marrëveshje të re me vlerë 4.5 milionë euro në sezon për tre vitet e ardhshme.

Brozovic kërkon dyfishim page për të rinovuar, shkak paga e Calhanoglut
Lexo po ashtu Brozovic kërkon dyfishim page për të rinovuar, shkak paga e Calhanoglut

Por, klubi do të donte të përjashtonte lirimin prej 60 milionë eurosh, i cili është i pranishëm me klauzolë në marrëveshjen aktuale midis dy palëve.

Brozovic mbërriti nga Dinamo Zagreb në janar të vitit 2015 dhe nënshkroi një marrëveshje të përhershme me Nerazzurrët në korrik të vitit 2016.

Ai pastaj vazhdoi kontratën e tij me klubin nga Pinetina në tetor të 2018 dhe pritet të qëndrojë për të paktën edhe tre vjet të tjerë.

Kroati i ka filluar të dyja ndeshjet e Serie A deri më tani këtë sezon, duke ndihmuar Interin të arrijë fitore kundër Genoa dhe Hellas Verona. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane

Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane

Përfaqësueset
Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë

Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë

Përfaqësueset
Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës

Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës

Premier League
Shpërthejnë polemikat në Euro 2024, ka dyshime për kurdisjen e një ndeshje

Shpërthejnë polemikat në Euro 2024, ka dyshime për kurdisjen e një ndeshje

Përfaqësueset
Serbët inferiorë përballë Danimarkës sulmuese, marrin vetëm eliminimin e merituar

Serbët inferiorë përballë Danimarkës sulmuese, marrin vetëm eliminimin e merituar

Përfaqësueset
Neymar e quan lojtarin e Real Madridit më të shëmtuarin me të cilin ka luajtur ndonjëherë

Neymar e quan lojtarin e Real Madridit më të shëmtuarin me të cilin ka luajtur ndonjëherë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori