Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia pas miratimit të masave të reja, në një konferencë për media, ka thënë se si qeveri kanë filluar negociatat për të siguruar edhe dozën e tretë të vaksinës, nëse paraqitet nevoja.
“Prandaj ne si qeveri qysh tashmë jemi bërë gati për të negociuar dhe siguruar edhe dozën e tretë që ta kemi në kohë të gatshëm nëse paraqitet nevoja. Çfarëdo masa që do të ndërmarrim, do të ketë me siguri edhe valë tjera të pandemisë. Këtë natyrisht nuk e them unë, por e thonë virologët dhe epidemiologët. Prandaj, të nderuar qytetarë vetëm vaksinimi na shpëton”, ka deklaruar ai.
Ai ka deklaruar se virusi nuk do të zhduket, por që duhet të mësohemi të bashkëjetojmë me të.
Vitia u zotua se Kosova ani pse filloi vaksinimin shumë vonë, tanimë ka kaluar disa vende në Ballkan me përqindje të vaksinimit.
“Jemi vendi që në javë po vaksinon më shumë se të gjithë fqinjët e rajonit. Duke vazhduar me këtë ritëm, në fund të vitit do të tejkalojmë synimin tonë për vaksinimin e 60 për qind të qytetarëve. Kjo do të parandalojë valët tjera dhe dhimbjen me të cilën po përballemi edhe në këtë valë. Është e domosdoshme që të mos vuani ju dhe familje tuaja, që të mos mbyllet ekonomia, që të mos mbesin fëmijët pa shkuar në shkolla. Ky virus do të na shoqërojë edhe për një kohë të gjatë, por vaksinimi na mbron prej tij. Megjithatë, kemi parë që në disa vende përkundër vaksinimit masiv të qytetarëve, efekti mbrojtës i vaksinave duket se është diku rreth 7-8 muaj, pavarësisht se nuk ka akoma studime të qëndrueshme në këtë drejtim”, ka deklaruar Vitia. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Shtatorja e Skënderbeut në qendër të Lezhës, autoritetet e konsiderojnë të vonuar
Haradinaj premton ulje 20 për qind të çmimit të energjisë: Do t’i japim fund monopolit të mafisë energjetike
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Moti për pesë ditët e ardhshme
Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë: Paga e ushtarakëve rritet me 23%
“Vetëm po na shan”, Haradinaj nga Juniku kërkon llogari nga Kurti
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet