LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi i jep ultimatum PSG-së pas ofertës së përmirësuar për Mbappen

Real Madridi i jep ultimatum PSG-së pas ofertës së përmirësuar për Mbappen

Real Madridi thuhet se po kërkon një përgjigje përfundimtare nga Paris Saint-Germain, pasi oferta e tyre e përmirësuar u paraqit dje (e premte).

Sipas Le Parisien, Real Madridi nuk dëshiron të presë më shumë për të përfunduar nënshkrimin e Mbappes dhe kjo është arsyeja pse ata thuhet se i kanë dhënë një ultimatum PSG-së.


Pas paraqitjes së një oferte të përmirësuar prej 170 milionë eurosh, plus 10 milionë euro bonuse, të enjten, Real është ende në pritje të një përgjigje nga klubi francez.

Zyrtarizimi i Kylian Mbappes nuk po bëhet, mediat franceze shkruajnë që PSG pret edhe një ofertë të tretë nga Real Madridi
Lexo po ashtu Zyrtarizimi i Kylian Mbappes nuk po bëhet, mediat franceze shkruajnë që PSG pret edhe një ofertë të tretë nga Real Madridi

Si të tillë, drejtorët e Los Blancos i kanë dhënë PSG-së një ultimatum, me qëllim që oferta e tyre të pranohet ose këtë të shtunë ose të diel.

Klubet tani thuhet se po negociojnë, ndërsa Mbappe dëshiron që çështja të zgjidhet para orës 13:00 të hënën, kur ai duhet të bashkohet me ekipin kombëtar francez.

Florentino Perez dëshiron që nënshkrimi të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe dëshiron që PSG ose të pranojë ofertën ose ta refuzojë.

Real Madridi po përgatit një festë të madhe për prezantimin e Mbappes
Lexo po ashtu Real Madridi po përgatit një festë të madhe për prezantimin e Mbappes

Nëse oferta nuk pranohet, Reali dëshiron që PSG t’ia komunikojë këtë dhe klubi mbretëror më pas do të shikojë të bie dakord për një marrëveshje para-kontrate me lojtarin në janar, pasi ai të hyjë në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij aktuale.

Mbappe pastaj mund të mbërrinte falas në verën e vitit 2022 duke u bërë njëi nga transferimet më sensacionale në histori të futbollit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Serie A

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

La Liga
Chelsea me ofertë të parefuzueshme për Napolin, para dhe një yll për Victor Osimhen

Chelsea me ofertë të parefuzueshme për Napolin, para dhe një yll për Victor Osimhen

Serie A
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Bota e basketbollit në zi, ndërron jetë ish-ylli i Los Angeles Lakers

Bota e basketbollit në zi, ndërron jetë ish-ylli i Los Angeles Lakers

NBA
Kalo në kategori