LAJMI I FUNDIT:

Liverpool – Chelsea: Analizë, formacionet e mundshme, parashikim i derbit të Ligës Premier

Liverpool – Chelsea: Analizë, formacionet e mundshme, parashikim i derbit të Ligës Premier

Liverpooli dhe Chelsea do të takohen në kuadër të javës së tretë në Ligën Premier.

Derbi që zhvillohet në Anfield Road, fillon në ora 18:30, me dy skuadrat që kërkojnë tre pikë dhe janë pretendentë për titull.

Për këtë sfidë, The Reds do të jenë pa Curtis Jones që është i lënduar, derisa në dyshime janë Fabinho dhe James Milner.


Në anën tjetër, Chelsea nuk mund të llogarisë në Christian Pulisic që është i infektuar me COVID-19.

Analizë

Liverpool

Kostas Tsimikas përformoi mirë në mungesë të Andy Robertson, mirëpo skocezi pritet të rikthehet në vendin e tij.

Fabinho mungoi edhe në fundjavën e kaluar n fitoren ndaj Brunleyt për shkak të vdekjes së babait të tij, por mund të rikthehet për ndeshjen.

Alex Oxlade-Chamberlain ishte po ashtu jashtë fushe për shkak të ditëlindjes së fëmijës së tij të parë, por sot do të jetë në ndeshje.

Diogo Jota e filloi edicionin me gol, por Roberto Firmino mund edhe ai të startojë ndaj Chelseat.

Chelsea

Hakim Zyiech dhe N’Golo Kante, që të dy janë rikuperuar nga lëndimet dhe janë të gatshëm që të luajnë.

Christian Pulisic vazhdon të jetë i infektuar me coronavirus dhe nuk mund të luajë në këtë derbi.

Trevoh Chalobah ishte në bankën rezervë ndaj Arsenalit, mirëpo mund të ketë sot minuta për të.

Ben Chilwell mund të vazhdojë të jetë në stol, pasi Marcos Alonso po shfaq formë brilante në këtë fillim sezon.

Statistika

Liverpooli i ka fituar shtatë takimet e tyre të fundit në Ligën Premier

Liverpooli ka shënuar së paku dy gola në shtatë takimet e tyre të fundit në Ligën Premier.

Liverpooli ka mbajtur katër herë portën e paprekur në katër takimet e fundit në Ligën Premier.

Liverpooli ka fituar të dyja pjesët në gjashtë nga shtatë takimet e fundit në Ligën Premier.

Janë shënuar nën 2.5 gola në shtatë nga tetë takimet e fundit të Liverpoolit në Ligën Premier.

Chelsea është e pamposhtur në nëntë nga 10 takimet e fundit në Ligën Premier.

Parashikimi:

Liverpooli dhe Chelsea pritet t’i ndajnë pikët nga kjo sfidë.

Formacioni i mundshëm i Liverpoolit: Alisson, Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson, Keita, Fabinho, Henderson, Salah, Mane, Jota.

Formacioni i mundshëm i Chelseat: Mendy, Rudiger, Christensen, Aypilicueta, James, Kante, Jorginho, Alonso, Mount, Havertzy, Lukaku. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës
Guardiola ka vendosur cilin lojtar duhet ta transferojë Man City pas humbjes turpëruese ndaj Tottenhamit

Guardiola ka vendosur cilin lojtar duhet ta transferojë Man City pas humbjes turpëruese ndaj Tottenhamit

Premier League
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfidën ndaj Rennesit

I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfidën ndaj Rennesit

Ligue 1
Si në ditët e tij më të mira – Shaqiri vazhdon me gola në Zvicër, kësaj radhe i shënon Servettes

Si në ditët e tij më të mira – Shaqiri vazhdon me gola në Zvicër, kësaj radhe i shënon Servettes

Ligat tjera
Ylli i Barcelonës pranon se është fajtor kryesor për barazimin ndaj Celta Vigos

Ylli i Barcelonës pranon se është fajtor kryesor për barazimin ndaj Celta Vigos

La Liga
I jashtëzakonshëm Xherdan Shaqiri – shkëlqen me het-trik në fitoren e Baselit në kampionat

I jashtëzakonshëm Xherdan Shaqiri – shkëlqen me het-trik në fitoren e Baselit në kampionat

Ligat tjera
Kalo në kategori