LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Situata është alarmante, në këto rrethana e pakuptimtë hapja e plotë e shkollave

Ahmeti: Situata është alarmante, në këto rrethana e pakuptimtë hapja e plotë e shkollave

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka shprehur brengën e tij për numrin e lartë të infeksioneve dhe vdekjeve ditore nga coronavirusi.

Ahmeti përmes një shënimi të gjatë në Facebook ka treguar se sipas te dhënave deri në muajin mars, 48% e qytetarëve të Prishtinës e kanë kaluara coronavirusin, mirëpo sipas tij ende nuk është krijuar imuniteti kolektiv në kryeqytet.


Ahmeti ka thënë se në këtë situatë alarmante nuk do të ishte me vend që të hapen shkollat.

Ahmeti ka thënë se edhe fushata zgjedhore nuk do të duhej të zgjaste 30 ditë.

Postimi i plotë i Ahmetit

Situata është alarmante! Numri i të infektuarve është brengosës, por edhe më brengosës është numri i viktimave. Me spitale të stërmbushura, punëtorë shëndetësor të stërlodhur e qytetarë të raskapitur nga masat, covidi do të gjejë edhe shumë viktima të tjera.

Masat e qeverisë janë gati se të paefektshme. Në këtë situatë qytetarët duhet të kujdesen pak më shumë për vetën dhe familjet e tyre. Në veçanti të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike. Mos shkoni dhe mos i lejoni familjaret të marrin pjesë më turma të mëdha (super spreaders) dhe bartni maska në hapësira të mbyllura.

Vaksinohuni por duhet ta dini që përkundër vaksinimit që ju mbron juve, edhe njerëzit e vaksinuar mund të përhapin virusin, e në veçanti varianti Delta.

– në Prishtinë hulumtimi jonë ka treguar që deri në Mars 48 përqind e kanë kaluar covidin. Numri i të vaksinuarve ende nuk e mbron Prishtinën me imunitet të turmes prandaj keni kujdes.

– qendra e Mjeksësisë familjare në Emshir vazhdon të jetë qendër e Covidit për Prishtinën, duke ofruar shërbime të ndihmës jospitalore si dhe teste të shpejta antigjen

– në këto rrethana është e pakuptimtë hapja e plotë e shkollave. Me mësimdhënës të pavaksinuar dhe më rritjen e rrezikut për fëmijë nga varianti Delta shkollat mund të jenë superspreaders. Shtoja kësaj faktin që shteti nuk ofron kapacitete testuese të cilat do të na mundësonin vendime javore.

– nuk ka kuptim që në këto rrethana fushata për zgjedhjet lokale të jetë 30 ditë. Duke ditur përgjegjësinë e partive karshi zgjedhjeve nuk duhet të rrezikojmë. E pakta që mund të bëhet është të shkurtohet fushata në dhjetë ditë duke bërë zgjidhje për të hyrat e mediave të cilat janë në gjendje të rënduar financiare.

Niveli i alarmit duhet të ngritet nga të gjithë duke filluar nga qeveria. 1 i vdekur është një më shumë se që duhet të jetë. 18 në ditë është tepër shumë.

Vendimet mund të jenë jopopullore por kjo as që vlen të merret në konsideratë kur flasim për jetën e njerëzve.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori