Rusia ka reaguar për Samitin “Platforma për Krimenë” të zhvilluar pak ditë më parë ku mori pjesë edhe Shqipëria me përfaqësuese ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Kuvendin, Elisa Spiropali.
Samiti miratoi një deklaratë të përbashkët për mbështetjen e Ukrainës kundër agresionit rus në rastin e Krimesë.
“Mbështetje e palëkundur për integritetin territorial, sovranitetin dhe tërësinë e Ukrainës; Dënimi i aneksimit të Krimesë si kërcënim serioz i paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Theksova rëndësinë që Kryeministri Rama si Kryetar i OSBE për 2020 i dha zgjidhjes me dialog të situatës në Krime, si dhe pozitën e palëkundur të Shqipërisë përkrah aleatëve tanë ShBA dhe BE: Krimea është Ukrainë”, kishte shkruar Spiropali në Facebook.
Por ambasada ruse në Tiranë ka shpërndarë në Facebook qëndrimin e Moskës që çështjen e Krimesë e cilëson të mbyllur përfundimisht.
Takimin në Ukrainë, Rusia e cilëson populizëm të pastër, spektakël politik të shkëputur nga realiteti, ndërsa pjesëmarrjen e vendeve (ku ishte edhe Shqipëria) në këtë samit e quan “atentat kundrejt tërësisë territoriale të Federatës Ruse, çfarë do të pasqyrohet në mënyrë të pashmangshme dhe pёrkatёse në marrëdhëniet tona”.
Postimi i plotë i Ambasadës ruse në Tiranë
Koment i zëdhënëses së MPJ të Rusisë, Maria Zaharova lidhur me zhvillimin në Kiev të të ashtuquajturës “Platforma e Krimesë” i kushtuam vëmendje aktivitetit të mbajtur në Kiev më datë 23 gusht nën emërtimin “Samiti i Platformës së Krimesë”.
Qëllimi i deklaruar i këtij projekti politik, i hartuar me pjesëmarrjen aktive të ekspertëve qeveritarë të SHBA-ve, Mbretërisë së Bashkuar, Bashkimit Evropian dhe i financuar nga Agjensia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), është “deokupimi i Krimesë dhe rikthimi i saj Ukrainës”.
Pjesëmarrësit e kёtij samiti ishin kryesisht vendet e NATO-sё dhe disa organizata ndërkombëtare të bashkuar me njё mendim tё gabuar se gadishulli i Krimesë duhet të jetë pjesë e shtetit të sotëm ukrainas dhe se mund të shkëputet nga Federata Ruse përmes shtimit të presionit politik, ekonomik ndaj vendit tonë.
Në lidhje me këtë do të donim të vërenim sa më poshtë.
Çështja e kthimit të Krimesë në përbërje të Federatës Ruse u mbyll përfundimisht në mars 2014. Ky vendim, rezultat i sprovave të rënda, u ndërmor nga banorët e gadishullit në referendum, pas grushtit të shtetit antikushtetues të ndodhur në Kiev në shkurt 2014. Një veprim i tillë u lejoi krimeasve të ruanin vërtetësinë e historisë së tyre, kulturën ruse, të drejtën për të folur në gjuhën amtare, përfshirë gjuhën ukrainase dhe tartare krimease, dhe në të njëtën kohë, të shmangnin operacionin ndëshkues e luftën civile, e cila më vonë u ndez në Donbass nga regjimi i Kievit, si edhe barbarizmin fashist, me të cilin u përballën banorët e Odesës në maj të vitit 2014.
Në të tilla kushte projekti i sotëm ukrainas nuk është gjë tjetër veçse një populizëm i pastër, një spektakël politik i shkëputur nga realiteti që ka për qëllim vetëm ruajtjen, në hapësirën informative, të tematikës së qëndrimit të përkohshëm të Krimesë në përbërje të Ukrainës.
Përveç kësaj, ashtu si edhe paralajmëruam, jemi të detyruar të konsiderojmë pjesëmarrjen e shteteve dhe organizatave ndërkombëtare të caktuara, si edhe përfaqësuesve të tyre, në “Platformën e Krimesë” si një atentat kundrejt tërësisë territoriale të Federatës Ruse, çfarë do të pasqyrohet në mënyrë të pashmangshme dhe pёrkatёse në marrëdhëniet tona. Edhe një moment tjetër.
Deklarata përfundimtare e “samitit” përmban një thirrje drejtuar Federatës Ruse për t’u “përfshirë” në pjesëmarrje në punimet e “Platformës së Krimesë”. Ne nuk shohim mundësi për pjesëmarrje në këtë projekt politik, duke marrë parasysh orientimin e saj cinik antirus.
Në të njëjtën kohë, ne jemi plotësisht të hapur për bashkëpunim me të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë në lidhje me zbulimin e potencialit unik të Krimesë ruse. Për këtë ftojmë në gadishull miqtë tanë të huaj për të marrë pjesë në platformat e vërteta krimease për bashkëpunim ekonomik, humanitar dhe kulturor. /ABC News/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zhduket në mënyrë misterioze 49-vjeçari në Ksamil, rrobat i gjenden në breg të detit

Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Filkov: Tani është momenti që BE të tregojë lidership të vërtetë dhe vullnet politik për integrimin e Ballkanit Perëndimor

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Greva në aeroportet gjermane - pritet të ketë anulim të fluturimeve nga Prishtina

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Konjufca thotë se qeverinë synojnë ta formojnë me partitë jo-serbe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa