LAJMI I FUNDIT:

Perëndimi unanim kundër Rusisë: Krimea është e Ukrainës, mbështesim sovranitetin brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht

Perëndimi unanim kundër Rusisë: Krimea është e Ukrainës, mbështesim sovranitetin brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht

Në Kiev është mbajtur samiti ndërkombëtar “Platforma për Krimenë”, ku në fjalën hapëse të takimit presidenti Volodymyr Zelensky kundërshtoi ashpër aneksimin e Krimesë nga Rusia duke akuzuar atë se e ka kthyer këtë gadishull të Ukrainës në një bazë ushtarake.

Njëherësh, Zelensky paralajmëroi për rrezikun që sjell ky veprim për rajonin dhe botën, duke kërkuar mbështetjeje nga Perëndimi për kthimin e territorit të okupuar nga Rusia.

Në këtë samit, pjesëmarrës ishin liderë nga shtete të ndryshme si dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme ndërkombëtare si NATO, Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel deklaroi se BE-ja nuk do ta njohë kurrë Krimenë si pjesë të Rusisë. Ndërsa, sekretarja e përgjithshme e Këshillit të Evropës, Marija Pejçinoviq – Buriq deklaroi se, “ne mbetemi të palëkundur në mbështetjen tonë për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht”.

Ministria për Marrëdhëniet me Kuvendin e Shqipërisë, Elisa Spiropali përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook njoftoi për qëndrimet e pjesëmarrësve të këtij samiti.

“Në Samitin e Platformës së Krimesë në Kiev miratuam Deklaratën e Përbashkët për mbështetjen e Ukrainës kundër agresionit rus: mbështetje e palëkundur për integritetin territorial, sovranitetin dhe tërësinë e Ukrainës; dënimi i aneksimit të Krimesë si kërcënim serioz i paqes dhe sigurisë ndërkombëtare”, ka njoftuar ajo.

Ndërsa, Kroacia i ka ofruar mbështetjen e plotë Ukrainës për riintegrimin e zonave të pushtuara nga Rusia përmes të njëjtit model se si vendi e ka zgjidhur këtë çështje në të kaluarën në ish-Jugosllavi.

“Riintegrimi paqësor i Kroacisë në rajonin e tij të Danubit ka qenë një nga operacionet më të suksesshme të drejtuara nga OKB-ja ndonjëherë, veçanërisht në tokën evropiane”, ka deklaruar kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq.

Pjesëmarrësit e samitit deklaruan se aneksimi i Krimesë nga Rusia është shkelje e ligjit ndërkombëtar, ata ri konfirmuan mbështetjen e pa rezervë ndaj integritetit territorial ndaj Ukrainës dhe vazhdimin e sanksioneve ndaj Rusisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Amerika
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Afrika
Pamje të tmerrshme: Të dyshuarit për sulmin në Moskë i pritet veshi dhe i futet në gojë – supozohet se kush mund ta ketë bërë këtë

Pamje të tmerrshme: Të dyshuarit për sulmin në Moskë i pritet veshi dhe i futet në gojë – supozohet se kush mund ta ketë bërë këtë

Botë
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Evropa
Kalo në kategori