LAJMI I FUNDIT:

Richarlison pritet të zëvendësojë Mbappen te PSG

Richarlison pritet të zëvendësojë Mbappen te PSG

Richarlison është tani objektivi kryesor i Paris Saint-Germain për këtë afat kalimtar veror që po përfundon edhe për pak ditë.

Skuadra franceze dukej se e kishte mbyllur me prurje të reja, mirëpo Kylian Mbappe e ka trazuar situatën te parisienët.


Sipas asaj që raporton Eurosport, fituesi i Kupës së Botës më Francën po  kërkon largimin nga Parku i Princave në këto gjashtë ditë të mbetura.

Mbappe dëshiron vetëm transferimin te Real Madridi
Lexo po ashtu Mbappe dëshiron vetëm transferimin te Real Madridi

Real Madridi besohet se ka bërë ofertë 160 milionë euro për kartonin e tij, mirëpo është refuzuar nga PSG-ja.

Kështu, Richarlison është objektivi i tyre kryesor, mirëpo Evertoni do të kërkojë një shumë të majme për kartonin e tij.

Neymar ia gjen PSG-së zëvendësuesin e Mbappes
Lexo po ashtu Neymar ia gjen PSG-së zëvendësuesin e Mbappes

Neymar dëshiron që bashkëkombësi i tij t’i bashkohet në skuadër, aty ku tani është edhe Lionel Messi.

Natyrisht se Richarlison do  pranonte një kalim të tillë menjëherë, mirëpo PSG fillimisht duhet ta mbyllë marrëveshjen me Evertonin. /Telegrafi/