Nga ky vit shkollor do të fillojë zbatimi i Konceptit të ri të arsimit fillor. Nxënësit e klasave të katërta dhe të nënta do të fillojnë të mësojnë me libra digjital. Ndërsa në pesë vitet e ardhshme, të gjithë nxënësit e shkollave fillore do të mësojnë përmes librave digjital. Biljana Stojanovska, autore e librit digjital ka deklaruar se krijimi i materialit mësimor për klasën e katërt në lëndën e shkencave natyrore ka qenë sfidë në vete. Sipas saj, ndryshimi i Konceptit dhe materialit ka sjellë risi dhe vështirësi në përgatitjen e materialit mësimor sepse ka ndryshuar shumë nga materiali i vitit të kaluar.
“Në përgatitjen e materialeve kishim qëllim zhvillimin e të menduarit kritik, kreativitetit dhe proaktivitetit te nxënësit. Kjo është arsyeja se pse materiali ka përmbajtje argëtuese, eksperimente, kërkime dhe ilustrime interesante. Duke përdorur këtë tekst shkollor, nxënësit do të zhvillojnë aftësitë e tyre për mendim kritik, komunikim, krijim dhe bashkëpunim”, deklaroi Stojanovska.
Megjithatë, profesorët, ekspertët dhe njohësit e çështjeve arsimore, që nga paralajmërimi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH), kanë kritikuar dhe kundërshtuar librat digjital. Sipas tyre, kjo nuk është metodë e mirë për vendin tonë dhe se nuk jemi ende të përgatitur. Samet Jahiu, kryetar i Lidhjes së Arsimtareve Shqiptar Kumanovë-Likovë, për gazetën KOHA, ka deklaruar se në përgjithësi në numrin më të madh shkollat në këtë rajon ju mungojnë kushtet elementare për zhvillimin e procesit edukativo-arsimor.
“Derisa ne kemi mungesë të kushteve elementare, autoritetet shtetërore po mendojnë se si ta modernizojnë arsimin me libra digjital e ditarë elektronik dhe jo të na i plotësojnë kushtet elementare në shkollat tona. Disa nga shkollat tona kanë mungesë të bankave dhe karrigeve, ndërsa MASH po tenton që ta digjitalizoj procesin edukativo-arsimor. Deri më tani na i kanë sjellë nga dy ‘smart tabela’ në shkollat e fshatrave dhe nga tre-katër në shkollat e qyteteve, të cilat nuk janë të mjaftueshme për procesin arsimor të cilën ka për qëllim MASH ta bëjë, sepse në çdo shkollë ne kemi gati nga 16 paralele”, shprehet Sameti.
Ai shtoi gjithashtu se për nxënësit kanë sjellë vetëm nga 10 tableta në çdo shkollë, derisa vlerëson se këto nuk janë aspak të mjaftueshme për plotësimin e nevojave të nxënëseve në këtë rajon. Në anën tjetër, MASH-i lavdërohet se janë duke modernizuar arsimin, por fakti në terren qëndron ndryshe. Materialet mësimore, sipas ministres Milla Carovska, janë mjet tjetër alternativ me të cilat nxënësit do të zotërojnë dhe do të përfitojnë aftësi të reja dhe të mjaftueshme nga materiali mësimor.
Ajo gjithashtu kanë njoftuar se për t’i përfshirë të gjithë nxënësit në arsimin cilësor dhe modern, kanë blerë 10.000 tableta të cilat janë destinuar për nxënësit në disa shkolla të vendit. Ndryshe, risi në përgatitjen e librave të rinj digjital ka qenë se materiali mësimor nuk është përgatitur përmes shërbimit pedagogjik, siç ishte deri më tani, por i gjithë procesi për krijimin e materialeve dhe teksteve shkollore u zhvillua përmes Byrosë për Zhvillimin e Arsimit. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Një i vdekur dhe shtatë tjerë të lënduar në një aksident trafiku në Vushtrri

KQZ në pritje të vendimit nga Supremja, para shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve

Thaçi brenda QKUK-së, qytetarët e presin atë jashtë Klinikës Interne

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker