LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet ndihmë për operimin në zemër të Pajtim Krasniqit nga Peja

Kërkohet ndihmë për operimin në zemër të Pajtim Krasniqit nga Peja

Pajtim Krasniqi nga Tersteniku i Pejës ka nevojë urgjente për ndihmën e bamirësve.

Humanisti Adnan Hyseni njofton se problemi i rendë në zemër po ja rrezikon jetën nga momenti në moment 31-vjeçarit.


Për të bërë operimin që do t’ia shpëtonte jetën 31 vjeçarit, Pajtim Krasniqi, nevojiten 25.700€.

Familja Krasniqi frikohet se po e humbin djalin e tyre për shkak të gjendjes së rendë shëndetësore por edhe pamundësisë financiare si dhe nevojës tepër urgjente për operim të rendë në zemër.

Me kërkesë te familjes Krasniqi Fondacioni Humanitar “Avni Hyseni” ka marrë përsipër rastin duke bërë iu apel bamirësve për ndihmë,  për të ja siguruar sa me shpejt qe është e mundur 25.700€,  shumë kjo e kërkuar nga Spitali në Turqi.

– BANKA KOMBETARE TREGTARE.

– Fondacioni Humanitar “Avni Hyseni “

– Rruga Ramush Lajqi Peje, 30000 Kosove.

Llogaria bankare – 1920004242031191

IBAN : XK05 1920004242031191

SWIFT CODE: NCBAXKPR

– Nr kontaktit + 383 49 853 112 – Fondacioni Humanitar ” Avni Hyseni “

Fundraiser by Ardian Berisha : Help for Pajtim Krasniqi’s Heart OP (gofundme.com)