LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e 18 vjeçares, sot protestohet në Ferizaj

Vrasja e 18 vjeçares, sot protestohet në Ferizaj
Foto: Arkiv

Sot në Ferizaj do të mbahet një protestë pas vrasjes së 18 vjeçares, M.O, ndërsa Rrjeti i Grave të Kosovës një ditë më parë kërkoi dënim maksimal të fajtorëve.  

Protesta organizohet nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore para stacionit Policor në Ferizaj në ora 12:00.

Në protestë do të marr pjesë edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.


“Unë do t’i bashkohem protestës ‘Drejtësi për gratë e vrara’, e cila do të mbahet pranë stacionit policor në Ferizaj!

Angazhimi shoqëror dhe institucional është i domosdoshëm për ndryshimin e mentalitetit patriarkal dhe për veprime serioze kundër dhunës ndaj grave, dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore!”, shkruan Haxhiu.

Ajo ka thënë se do të kërkojë përgjegjësi nga Këshilli Gjyqësorë i Kosovës.

“Pos këtij rasti që përfundoi me vrasje shohim një tjetër skandal në sistemin gjyqësorë pasi shohim se i dyshuari kryesor kishte aktakuzë të ngritur që nga viti 2013. Pra shtrohet pyetja se si ka mundësi që një person i tillë të jetë i lirë apo pse deri më tani nuk ka pasur një shqyrtim gjyqësor. Për këtë rast duhet të na flasë Këshilli Gjyqësor dhe shpresoj se nuk do të konsiderojnë këtë deklaratë timen si ndërhyrje në drejtësi”, ka thënë Haxhiu, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, të dielën, më 22 gusht dy persona e kanë dërguar pa shenja jete në spitalin e Ferizajt një 18 vjeçare dhe më pas kanë ikur.

Persona të panjohur çojnë pa shenja jete një 20 vjeçare në spitalin e Ferizajt dhe ikin nga vendi i ngjarjes
Lexo po ashtu Persona të panjohur çojnë pa shenja jete një 20 vjeçare në spitalin e Ferizajt dhe ikin nga vendi i ngjarjes

Prokuroria në Ferizaj, ka bërë të ditur se Policia ka arritur t`i marrë nga pamjet e kamerave të sigurisë, fotografitë e dy të dyshuarve që e dërguan pa shenja jete në emergjencë një 18 vjeçare.

18 vjeçarja në Ferizaj dyshohet se është keqtrajtuar fizikisht, ndalohet për 48 orë një person i dyshuar, tjetri në arrati 
Lexo po ashtu 18 vjeçarja në Ferizaj dyshohet se është keqtrajtuar fizikisht, ndalohet për 48 orë një person i dyshuar, tjetri në arrati 

Pas kësaj është arrestuar njëri nga dy personat që dyshohen se kanë dërguar në spitalin e Ferizajt vajzën 18 vjeçare pa shenja jete, ndërkaq i dyshuari kryesor është ende në arrati.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin dhe vendndodhjen e personit Dardan Emrush Krivaqa, i cili dyshohet për “Vrasje të rëndë” në Ferizaj.

“I njëjti, i dyshuari deri më tani nuk është paraqitur në polici dhe është në arrati. Personi i kërkuar është Dardan (Emrush) Krivaqa, lindur më 25.08.1992, adresa rr ‘Ramadan Rexhepi’, Ferizaj”, thuhet në komunikatë.

Dardan Krivaqa, i kërkuar nga Policia e Kosovës, si i dyshuar për vrasjen e M.O

Sipas raportimeve Dardan Krivaqa që dy muaj ishe martuar me tani të ndjerën, 18 vjeçare.

Sipas Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Dardan Krivaqa që gjendet ende në arrati, dyshohet se për motive të ulëta, ka keqtrajtuar fizikisht tani të ndjerën M.O., e cila si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë.

Rrjeti i Grave të Kosovës ka kërkuar dënim maksimal të fajtorëve për vrasjen e 18 vjeçares në Ferizaj.

“Vrasja e kësaj vajze assesi nuk është rast i izoluar e as ndodhi rastësore – kjo vajzë vdiq në një vend në të cilin çdo vrasje e grave shoqërohet me heshtje institucionale, me zvarritje të hetimeve, dhe me dënime të ulëta për vrasësit e grave. Si për secilën vrasje të grave nga burrat këtu kemi një zinxhir fajtorësh brenda institucioneve”.

Pas vrasjes së 18 vjeçares ka pasur reagime të shumta nga shoqëria civile. /Telegrafi/

 

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori