LAJMI I FUNDIT:

Pentagoni: Jemi në komunikim me Talebanët, por nuk e kemi ndryshuar datën e tërheqjes nga Kabuli

Pentagoni: Jemi në komunikim me Talebanët, por nuk e kemi ndryshuar datën e tërheqjes nga Kabuli

Ushtria amerikane do të përfundojë tërheqjen e saj nga Kabuli më 31 gusht, por kryeministri britanik Boris Johnson ka thënë se planifikon të nxisë presidentin amerikan, Joe Biden të shtyjë afatin.

Tani për tani, Pentagoni nuk është në dijeni të ndonjë bisede mes dy liderëve, raporton bbc.

“Unë nuk jam në dijeni të bisedave specifike që kemi pasur në lidhje me afatin,” tha zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.


Ai më tutje shtoi se ata janë në “komunikim të vazhdueshëm me Talebanët” në lidhje me aktivitetet amerikane në Aeroportin Hamid Karzai në Kabul.

Theksojmë Talebanët kanë kërcënuar me një ‘reagim’ nëse SHBA-ja ose Britania e Madhe zgjasin afatin për tërheqjen e trupave nga Afganistani.

Ndryshe, SHBA-ja ka bërë të ditur se deri më tani ka evakuuar rreth 16 mijë persona ndërsa Britania e Madhe rreth 6600 njerëz. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Meksika do të dërgojë 10,000 ushtarë në kufirin amerikan në marrëveshjen e 'pauzimit' të tarifave

Meksika do të dërgojë 10,000 ushtarë në kufirin amerikan në marrëveshjen e 'pauzimit' të tarifave

Amerika
Kalo në kategori