LAJMI I FUNDIT:

Motra e Ronaldos reagon për golin e anuluar të yllit portugez nga VAR-i

Motra e Ronaldos reagon për golin e anuluar të yllit portugez nga VAR-i

Motra e Cristiano Ronaldos ka pohuar se vëllai i saj ishte “grabitur” pasi goli i shënuar i tij në minutat e fundit të takimit për Juventusin ndaj Udineses, u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë thuhet se kërkoi të fillojë ndeshjen e së dielës në Serie A nga banka rezervë, mes spekulimeve për të ardhmen e tij te Zonja e Vjetër.

Paulo Dybala e kaloi Juventusin në epërsi të hershme në Stadio Friuli, para se Juan Cuadrado të dyfishonte epërsinë e skuadrës së tij para përfundimit të pjesës së parë.


Sidoqoftë, Udinese u kundërpërgjigj në pjesën e dytë pasi Roberto Pereyra shënoi nga penalltia dhe Gerard Deulofeu e barazoi rezultatin në minutën e 83-të në 2-2.

Ronaldo u inkuadrua nga banka rezervë në vend Alvaro Moratës, me superyllin e Juventusit që u mendua fillimisht që ia siguroi tre pikë skuadrës së tij.

Sulmuesi portugez 36-vjeçar mori një krosim nga  Federico Chiesa në kohën shtesë dhe gjuajti me kokë, duke mposhtur Marco Silvestrin.

Por, Ronaldos iu mohua goli fitues pasi VAR ndërhyri dhe vendosi që krahu i tij ishte në pozicion jashtë loje.

Credit: Elma dos Santos Aveiro/Instagram

Elma dos Santos Aveiro tani përmes mediave sociale ka shpërthyer kundër vendimit për të anuluar golin e shënuar nga vëllai i saj.

Motra e Ronaldos postoi një fotografi të vendimit jashtë loje në Instagram Stories dhe shkroi: “Po të kishe shpatullën time, do të ishe brenda”.

Credit: BT Sport/Twitter

“Ju duhet të zëvendësoni  vijat e trasha me të mesme. Grabitja fillon”.

Ronaldo u ndëshkua nga gjyqtari për heqjen e fanellës gjatë festimit të tij, me Juventusin që u largua me një pikë nga ndeshja me Udinesen. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Ligat tjera
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Ndërkombëtare
Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia

Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia

Përfaqësueset
Zgjedhja e Messit për kundërshtarin e tij më të vështirë i la tifozët e befasuar

Zgjedhja e Messit për kundërshtarin e tij më të vështirë i la tifozët e befasuar

Ndërkombëtare
Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros

Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros

Përfaqësuesja e Kosovës
Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh

Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori