LAJMI I FUNDIT:

Mourinho si gjithmonë special, flet pas fitores së parë në Serie A me Romën: Më kishin munguar këto momente në Itali

Mourinho si gjithmonë special, flet pas fitores së parë në Serie A me Romën: Më kishin munguar këto momente në Itali

Jose Mourinho e fillon me fitore aventurën në kryeqytetin italian me Romën.

Roma mundi Fiorentinën në mbrëmjen e së dielës në “Olimpico” me rezultat të pastër, 3:1, në një ndeshje e cila përpos katër golave prodhoi edhe dy kartonë të kuq.


Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, Mourinho falënderoi tifozët romanistë për atmosferën e krijuar.

“Tifozët e Romës ishin të mrekullueshëm dhe më duhet t’i falënderoj ata. Pasioni i tyre është i pabesueshëm dhe këtë e vërejta kur isha trajner i Interit. Ata po ma bëjnë shumë të vështirë të komunikojë me futbollistët në fushë për shkak se brohorasin shumë. Ky është një problem për mua, por më pëlqen”, u shpreh Mourinho.

Sa i përket ndeshjes, Mourinho nuk ngurroi t’i thurë lëvdata edhe skuadrës kundërshtare dhe trajnerit të saj.

“Ishte një ndeshje e bukur ndaj një kundërshtari që luan futboll të mirë dhe që ka një trajner shumë të mirë. Ne luajtëm më mirë kur ishim të barabartë në fushë, se kur kishim një lojtar më shumë. Mendoj që e merituam fitoren dhe më gëzon mënyra se si skuadra luajti e bashkuar”, theksoi ai.

Për Romën debutoi edhe Tammy Abraham, i cili bëri dy asistime duke iu afruar edhe golit, por shtylla ia mohoi një gjë të tillë.

“Abraham? Jam shumë i kënaqur me paraqitjen e tij. E kishte një javë të vështirë, por kishte mundësi t’i luante 60-70 minuta. Ai mund të luajë së bashku me Shomurodov në sulm, por sonte (mbrëmë) zgjodha një alternativë tjetër për t’u përballur me Fiorentinën”, vazhdoi Mou.

Mourinho në fund u shpreh se i kishin munguar shumë konferencat për shtyp në Itali, pasi që sipas tij, aty diskutohet në hollësi për futbollin, derisa në Angli flitet për problemet jashtë fushës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Taktika e joshjes, Alban Bushi  tregon se si ia mori Kosovës talentin Medon Berisha

Taktika e joshjes, Alban Bushi  tregon se si ia mori Kosovës talentin Medon Berisha

Kombëtarja e Shqipërisë
Ademi me njoftim të rëndësishëm, punimet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ po kryhen në kohë rekorde

Ademi me njoftim të rëndësishëm, punimet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ po kryhen në kohë rekorde

Superliga
PSG dëshiron që Real Madridi të paguajë 80 milionë euro për Mbappen

PSG dëshiron që Real Madridi të paguajë 80 milionë euro për Mbappen

Ndërkombëtare
“Jam krenar”, ylli i Leverkusenit joshet nga interesimi i Barcelonës

“Jam krenar”, ylli i Leverkusenit joshet nga interesimi i Barcelonës

La Liga
Totti ia dha shiritin e kapitenit ditën e pensionimit, tani talenti italian grumbullohet me ekipin e parë të Romës

Totti ia dha shiritin e kapitenit ditën e pensionimit, tani talenti italian grumbullohet me ekipin e parë të Romës

Serie A
Pas transferimit të Mbappes, Real Madridi synon ta mbyll nënshkrimin e dytë për 40 milionë euro

Pas transferimit të Mbappes, Real Madridi synon ta mbyll nënshkrimin e dytë për 40 milionë euro

La Liga
Kalo në kategori