LAJMI I FUNDIT:

Debutim fantastik për Malishevën në Superligën e Kosovës: Merr një pikë në shtëpi ndaj kampionit në fuqi, Prishtinës

Debutim fantastik për Malishevën në Superligën e Kosovës: Merr një pikë në shtëpi ndaj kampionit në fuqi, Prishtinës

Malisheva ka bërë debutimin në Superligën e Kosovës, duke marrë një pikë ndaj kampionit në fuqi, Prishtinës – pasi ndeshja përfundoi 1-1.

Pas vetëm 13 minutash lojë, malishevasit kaluan në epërsi me anë të Hasan Hysenit, duke elektrizuar tifozët që gjendeshin në stadiumin “Liman Gegaj”.


Më pas, Prishtina tentoi t’i barazonte shifrat në 1-1, mirëpo nuk ia doli në 45 minutat e parë.

Në pjesën e dytë, mysafirët e filluan më mirë, duke rrezikuan me anë të Boshnjakut që gjuajti nga distanca në minutën e 53-të, por që ishte jashtë.

Malisheva më pas pati një shans të qind për qind me anë të Hysenit, por që nuk ia doli të gjuante saktë.

Olluri e Olivier lëshuan po ashtu raste të mira për vendasit, duke bërë që shifrat të mbeteshin 1-1.

Deri në fund, Prishtina shpresoi të merrte një pikë, dhe ia doli, shkaku që Vitija u përjashtua me karton të kuq në minutën e 90+2, e që bardhëekaltrit përfituan nga ky rast për t’i barazuar shifrat në 1-1.

Ishte minuta e 93-të e takimit, kur Leotrim Bekteshi shënoi për 1-1, për t’i siguruar skuadrës së tij një pikë.

Pas xhiros së parë, Malisheva dhe Prishtina i ndanë pikët, e që për debutuesit në ligë është një ligë e artë ndaj kampionit në fuqi. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në trend Sport

Më shumë
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Kalo në kategori