LAJMI I FUNDIT:

Marotta: Lautaro pati shumë oferta fitimprurëse, por kërkoi të mbetet te Interi

Marotta: Lautaro pati shumë oferta fitimprurëse, por kërkoi të mbetet te Interi

Drejtori i Interit, Gisueppe Marotta ka konfirmuar se sulmuesi Lautaro Martinez kërkoi të qëndronte në Inter, pavarësisht se kishte marrë oferta të tjera fitimprurëse.

Marotta ka folur për nisjen e sezonit të ri 2021/22 në Serie A, ku sipas tij janë në garë për titull plot shatë klube.


“Është fillimi i një sezoni të ri, ne kemi Scudetton në gjoksin tonë dhe duhet ta nderojmë atë në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë fillimisht Marotta për DAZN.

“Unë mendoj se janë shtatë klube që janë në garë për Scudetto. Interi është një klub prestigjioz dhe duhet të jetë ambicioz, gjë që besoj se do të jemi”.

Agjenti i Lautaros: Nuk largohet nga Interi, pavarësisht ofertave nga klubet angleze
Lexo po ashtu Agjenti i Lautaros: Nuk largohet nga Interi, pavarësisht ofertave nga klubet angleze

Drejtori i klubi gjithashtu foli edhe për argjentinasi Lautaro, i cili u përfol për një largim këtë verë, por Marotta konfirmoi dëshirën e lojtarit për të qëndruar.

“Lautaro është një lojtar që kërkoi në mënyrë eksplicite të qëndrojë në Inter, pavarësisht se ka marrë oferta të tjera fitimprurëse”.

“Ne jemi krenarë për këtë, ai dëshiron të dëshmojë veten kampion këtu dhe ne jemi shumë të lumtur që ai mund të vazhdojë procesin e tij të rritjes në këtë klub”, përfundoi drejtori i Interit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
PSG po përgatitet t'ia rrëmbejë Real Madridit super lojtarin nga dora

PSG po përgatitet t'ia rrëmbejë Real Madridit super lojtarin nga dora

Ligue 1
Zbulohet favoriti për të fituar çmimin

Zbulohet favoriti për të fituar çmimin "Golden Boy"

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Bundesliga
Kalo në kategori