LAJMI I FUNDIT:

Agjenti i Lautaros: Nuk largohet nga Interi, pavarësisht ofertave nga klubet angleze

Agjenti i Lautaros: Nuk largohet nga Interi, pavarësisht ofertave nga klubet angleze

Agjenti i Lautaro Martinez, Alejandro Camano këmbëngul se sulmuesi nuk largohet nga Interi, pavarësisht ofertave nga Anglia, dhe do të takohet për të diskutuar një kontratë të re javën e ardhshme.

Reprezentuesi argjentinas është lidhur në mënyrë të përsëritur me Arsenalin dhe Tottenham Hotspur, si dhe Atletico Madridin, me ofertat që raportohet të sillen rreth 70 milionë eurosh.


Pas shitjes së Romelu Lukakut te Chelsea për 115 milionë euro, Nerazzurrët janë të vendosur të mos humbasin edhe sulmuesin e tyre tjetër.

Përgënjeshtrohet lajmi për transferim te Tottenhami, agjenti thotë se Lautaro është i lumtur te Interi
Lexo po ashtu Përgënjeshtrohet lajmi për transferim te Tottenhami, agjenti thotë se Lautaro është i lumtur te Interi

“Nga sot, ai nuk po largohet nga Interi, pavarësisht ofertave nga Anglia”, ka thënë fillimisht agjenti Alejandro Camano për TyC Sports.

“Ai është i lumtur aty dhe e do klubin. Ne do të takohemi javën e ardhshme për të diskutuar rinovimin e kontratës. Synimet tona janë të qarta, por gjithashtu varen prej tyre”, përfundoi agjenti i Lautaros.

Kontrata aktuale e Lautaros zgjat deri në qershor 2023 dhe agjenti i tij deri më tani nuk ka pasur absolutisht asnjë nxitim për të negociuar një zgjatje, duke ngritur pikëpyetje mbi të ardhmen e tij.

Ka pasur sugjerime në mediat italiane se 90 milionë euro mund të ndikojnë te Interi, por tani asgjë nuk do të krijojë një ndarje.

Çështja tjetër natyrisht është se Interi është në Ligën e Kampionëve, ndryshe nga Arsenali dhe Tottenham Hotspur.

‘Toro’ mbush 24 vjeç më vonë këtë muaj dhe u nënshkrua nga Racing Club në 2018 vitin për 25 milionë euro, ndërsa në sezonin e kaluar shëno 19 herë së bashku me 11 asistime në 48 ndeshje për klubin.

Ai ishte gjithashtu i rëndësishëm në triumfin e Argjentinës në Copa America së bashku me Lionel Messin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

La Liga
Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Përfaqësueset
Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Serie A
Kalo në kategori