LAJMI I FUNDIT:

Përgënjeshtrohet lajmi për transferim te Tottenhami, agjenti thotë se Lautaro është i lumtur te Interi

Përgënjeshtrohet lajmi për transferim te Tottenhami, agjenti thotë se Lautaro është i lumtur te Interi

Agjenti i Lautaro Martinez, Alejandro Camano ka thënë se argjentinasi ‘është i lumtur në Inter’ dhe dëshiron të qëndrojë në Itali, mes zërave për një lëvizje në Ligën Premier te Tottenham Hotspur.

Më herët gjatë ditës u raportua se Spurs janë pajtuar me Nerazzurrët për çmimin e transferimit te Lautaros.


Megjithatë, SportItalia raportoi se Lautaro nuk është në shitje këtë verë dhe agjenti i lojtarit tani ka konfirmuar se ai nuk do të ndjekë Romelu Lukakun dhe Achraf Hakimin.

Tottenhami thuhet se ka arritur marrëveshje me Interin për çmimin e Lautaro Martinezit
Lexo po ashtu Tottenhami thuhet se ka arritur marrëveshje me Interin për çmimin e Lautaro Martinezit

Lautaro ishte njëri nga anëtarët kryesorë në skuadrën që fitoi Scudetton në sezonin e dytë të Antonio Contes në krye, por trajneri që atëherë është larguar nga pozicioni dhe është zëvendësuar nga Simone Inzaghi.

Me largimin e Lukakut nga klubi për një rikthim te Chelsea, argjentinasi do të ishte edhe më i rëndësishëm dhe Interi thuhet se ka arritur një marrëveshje me Edin Dzeko për të zëvendësuar belgun.

Duvan Zapata dhe Joaquin Correa janë në shënjestër nga Interi dhe Camano thotë se Lautaro pret të qëndrojë në Pinetina.

“Ai kurrë nuk do të luftojë me Interin për t’u larguar nga klubi. Kurrë”.

“Lautaro është një lojtar i Interit dhe është i lumtur në Itali”, ka thënë Camano për FCInter1908 pasi dolën raportet se Tottenham kishte bërë një ofertë.

Ai gjithashtu foli me gazetarin Cesar Luis Merlo për të ardhmen, duke thënë se ai ka vendosur të mbetet.

“Lautaro është i lumtur në Inter dhe në Itali. Vendimi i tij është të qëndrojë”, përfundoi agjenti i argjentinasit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori