LAJMI I FUNDIT:

Hailey Bieber tregoi se si të bëni kaçurrela me furqeta

Hailey Bieber tregoi se si të bëni kaçurrela me furqeta

Manekinia 24-vjeçare kohët e fundit ndau rutinën e saj të kujdesit të flokëve, hap pas hapi

Pra, ajo tregoi se si bëhen kaçurrela me furqeta ose ‘valë plazhi’ të njohura, dhe procesi i thjeshtë i befasoi shumicën.

Në video, Bieber shpjegon se pas larjes dhe tharjes së flokëve, ajo aplikon një llak vëllimi që do t’u japë flokëve densitet shtesë.


Ajo këshillon që ju mund të shtoni llak vëllimi në flokët e lagur dhe t’i thani, transmeton Telegrafi.

Ajo pastaj merr një llak për teksturë dhe më pas me karficë ngre majën e flokëve. Pastaj ajo merr një mbështjellës të flokëve dhe fillon të mbështjellë pjesë më të vogla të flokëve.

Mbështjellësi u jep formë flokëve tuaj në mënyrë që të keni kaçurrela ose valë, të cilat duken sikur sapo jeni kthyer nga plazhi.

Në video, Haley tregon në detaje se çfarë lëvizjesh bën dhe deklaron se nuk i pëlqen dukja perfekt e flokëve të saj, por që preferon që modeli i flokëve të duket “i çrregullt”.

Kur të mbaroni, shtoni llak flokësh, llak për teksturë dhe pak shampon të thatë në majë.

/Telegrafi/