Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike (KEDS) ka sqaruar vonesat e punimeve në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.
KEDS thotë se vonesat nuk janë shkaktuar nga KEDS-i, ku sipas tyre përkundrazi këta janë viktimë në këtë rast
“Ne si kompani e kemi lajmëruar me kohë Komunën e Prishtinës, që kontraktori i tyre dhe kontraktori i Termokosit janë duke e dëmtuar infrastrukturën tonë ekzistuese, por fatkeqësisht nuk është ndërmarrë asgjë me kohë. Si rrjedhojë, dëmtimet nga këta kontraktorë janë të mëdha”, thuhet në sqarim.
Në shkresën zyrtare që KEDS ia kishte dërguar Komunës së Prishtinës më 2 korrik e kishte informuar rastin.
“Ne si kompani i kemi kërkuar komunës që kontraktorët ta rikthejnë rrjetin në gjendjen e mëparshme, konkretisht te bëjnë furnizimin dhe vendosjen e gypave të brinjëzuar me numër te njëjtë se sa kanë qenë dhe po ashtu te bëjnë rindërtimin e pusetave në ato vende ku janë duke i demoluar. Kjo kërkesë e cila është edhe obligim ligjor, pasi afekton direkt furnizimin me energji elektirke të asaj pjese të kryeqytetit, kishte hasë në vesh të shurdhër”, vijon njoftimi.
KEDS thotë se në kuadër të projekteve investive në regjionin e Prishtinës e me theks te veçantë ne zonën e Matit, kishte planifikuar që shumë shpejt t’i funksionalizojë daljet 20 kV nga NS Prishtina 7 dhe Prishtina 2, por dëmtimi i infrastrukturës së tij ka krijuar pengesa të pariparueshme të cilat do të ndikojnë në përmbylljen e projektit dhe zotimeve për largimin e gjithë rrjetës ajrore përgjatë kësaj rruge.
“Kjo do të ishte shumë e lehtë dhe shpejt, pasi KEDS kishte infrastrukturën e gatshme dhe do të vendoste edhe rrjetin elektrik në gypat ekzistues. Tash, KEDS është duke u ballafaquar me infrastrukturën e shkatërruar nga kontraktorë të papërgjegjshëm, të cilën në vend që ta rikthejnë në gjendje të mëparshme ata, po detyrohemi ta bëjmë ne, për shkak që mijëra konsumatorë kanë nevojë për shërbime të energjisë elektrike”, përfundon KEDS.
Ndryshe, banorët e rrugës “Muharrem Fejza” me rrugët lidhëse kanë protestuar disa herë për shkak të vonesave të punimeve për gjendjen e rrugëve. Sipas banorëve, punimet që kanë filluar tash e sa muaj po pengojnë hapësirat për ecjen e këmbësorëve, ndërsa personat me nevoja të veçante kanë mbetur të mbyllur.Banorët thonë se kërkesat e tyre i janë adresuar Komunës disa herë, por deri tani ata kanë mbetur pa përgjigje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Trump: E gjithë bota po na grabit

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

Shijo croissant INTERESANT Coop në Super Viva!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker