LAJMI I FUNDIT:

Kane i njofton drejtuesit me dëshirën për t’u larguar nga Tottenhami, zemërohet me kryetarin e klubit

Kane i njofton drejtuesit me dëshirën për t’u larguar nga Tottenhami, zemërohet me kryetarin e klubit

Harry Kane i ka thënë drejtorit sportiv të Tottenham Hotspur, Fabio Paratici, se dëshiron të largohet këtë verë dhe ky është vendimi i tij.

Sipas The Mirror, Kane u takua me Paraticin javën e kaluar për të riafirmuar angazhimin e tij për të detyruar një largim nga klubi londinez.


Kane mbetet i etur për t’u larguar nga Spurs dhe për t’u bashkuar me Manchester Cityn para se afati kalimtar të mbyllet më 31 gusht.

Harry Kane kthehet në stërvitje me Tottenhamin, në mes mbetet transferimi të Manchester City
Lexo po ashtu Harry Kane kthehet në stërvitje me Tottenhamin, në mes mbetet transferimi të Manchester City

City tashmë ka parë t’i refuzohet një ofertë prej 100 milionë funtesh nga Tottenham, të cilët janë të vendosur të mbajnë nën kontroll sulmuesin e tyre anglez.

Kryetari i Spurs, Daniel Levy e ka bërë të qartë se ai nuk e konsideron shitjen e Kane, pavarësisht se çfarë ofron City.

Kane është nën kontratë edhe për tre sezone të tjera, pasi ka nënshkruar një zgjatje gjashtëvjeçare në vitin 2018, dhe po i mbaron koha për të realizuar dëshirën e tij.

Në anën tjetër, Daily Mail raporton se Kane është i zemëruar me Levyn për atë që ai mendon se janë thyerje e premtimeve.

Liga Premier vjen me shtatë rregulla të reja këtë sezon - këto janë një lajm i shkëlqyeshëm për sulmuesit, përveç Harry Kane
Lexo po ashtu Liga Premier vjen me shtatë rregulla të reja këtë sezon - këto janë një lajm i shkëlqyeshëm për sulmuesit, përveç Harry Kane

Ylli anglez beson se kishte rënë dakord që ai do të lejohej nga Spurs nëse klubi nuk arrin të fitonte një trofe ose të kualifikohej në Ligën e Kampionëve sezonin e fundit.

Por, Levy ende po refuzon të lejojë Kane të largohet pasi sulmuesi synon të detyrojë një kalim në Manchester City. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Bundesliga
Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ndërkombëtare
“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja

“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja" - Ramadani flet për momentin e vështirë te Lecces

Serie A
Fury refuzon ta shikojë Usykun në sy - deklaratat e tyre para meçit të së shtunës

Fury refuzon ta shikojë Usykun në sy - deklaratat e tyre para meçit të së shtunës

Boks
Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Përfaqësueset
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi

Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Kalo në kategori