LAJMI I FUNDIT:

​Coronavirusi në Shqipëri, dy të vdekur dhe 451 raste në 24 orët e fundit

​Coronavirusi në Shqipëri, dy të vdekur dhe 451 raste në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar dy viktima dhe 451 raste të reja me Covid-19, një rritje e ndjeshme e krahasuar me dje, kur ishin shënuar 200 raste të reja, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Janë kryer 5135 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 451 qytetarë: 141 në Tiranë, 53 në Shkodër, 29 në Vlorë, 25 në Sarandë, nga 20 raste në Vau i Dejës, Durrës, nga 13 raste në Berat, Kavajë, 12 në Malësi e Madhe, 11 në Gjirokastër, 10 në Elbasan, nga 9 raste në Pogradec, Lushnje, Lezhë, 8 në Kamëz, 7 në Fier, nga 5 raste në Kukës, Divjakë, Konispol, 4 në Krujë, nga 3 raste në Has, Tropojë, Kurbin, Himarë, Përmet, Memaliaj, Korçë, Peqin, nga 2 raste në Librazhd, Dimal, Tepelenë, Dibër, Rrogozhinë, nga 1 rast në Mirditë, Klos, Roskovec, Këlcyrë, Maliq, Kolonjë, Kuçovë, Poliçan, Prrenjas.

Aktualisht janë 3375 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 54 pacientë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 55 persona, ndërsa betejën me virusin e kanë humbur një 70-vjeçar nga Vlora dhe një 77-vjeçar nga Durrësi.


Që nga fillimi i pandemisë me coronavirus në Shqipëri janë regjistruar 136.598 raste pozitive, prej tyre 130.755 janë shëruar, 3.375 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.468 pacientë. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Lajme
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Kronika e Zezë
Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane

Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane

Lajme
Arrijnë votat e para nga diaspora

Arrijnë votat e para nga diaspora

Lajme
Bislimi: Vetëvendosje nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti opozitare pas zgjedhjeve

Bislimi: Vetëvendosje nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti opozitare pas zgjedhjeve

Politikë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori