LAJMI I FUNDIT:

Deri më tani, askush se do Cristiano Ronaldon

Deri më tani, askush se do Cristiano Ronaldon

Cristiano Ronaldo ende nuk e ka të qartë të ardhmen, derisa ka një vit kontratë me Juventusin.

Shumë media raportuan se Paris Saint-Germain po tenton transferimin e portugezit, mirëpo nuk ka diçka konkrete.

Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, Juventusi ende nuk ka pranuar asnjë ofertë për pesë herë fituesin e Topit të Artë.


PSG nuk është e interesuara në Ronaldon, pasi planifikojnë të mbajnë Mbappen në skuadër për së paku edhe një edicion, atëherë edhe kur i skadon kontrata.

Në anën tjetër, Mancheser City është i fokusuar në transferimin e Harry Kanes nga Tottenhami dhe nuk mendojnë në 37-vjeçarin.

Mbappe po e kërkon me ngulm kalimin te Real Madridi, mirëpo kjo gjë pritet të ndodhë në vitin e ardhshëm kur ai të jetë lojtar i lirë. /Telegrafi/